Rama për televizionin grek: Jam krenar që jam mik i Presidentit Erdogan

Në një intervistë për televizionin grek “MEGA “dhe gazetarin, Janis Mucos, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli për marrëveshjen e detit me Greqinë (2009).

1496213
Rama për televizionin grek: Jam krenar që jam mik i Presidentit Erdogan
Edi Rama_The Economist Forumu_Yunanistan.jpg
NATO karargahı_bayraklar.jpg
Arben Ahmetaj_Laç TOKİ deprem konutları_5.jpg
Arnavutluk_göç sorunu.png
Arnavutluk_İşkodra_Balkan Festivali_1.jpg
Arnavutluk_İşkodra_Balkan Festivali_16.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (39/2020)

Rama për televizionin grek: Jam krenar që jam mik i Presidentit Erdogan

Në një intervistë për televizionin grek “MEGA“ dhe gazetarin, Janis Mucos, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama para pak ditëve foli për marrëveshjen e detit me Greqinë, në vitin 2009.

 “Situata jonë me Greqinë është e veçantë sepse të dyja vendet nuk mund ta bëjnë këtë zgjerim në mënyrë të njëanshme pa arritur një marrëveshje midis tyre”, deklaroi Rama, duke folur për marrëveshjen e detit me Greqinë.

 “Menjëherë pas marrëveshjes, pati reagime nga grupet e shoqërisë civile dhe qëndrime që shpreheshin se marrëveshja nuk ishte e drejtë. Në atë kohë, unë isha në krye të opozitës dhe ne vendosëm që çështjen ta çonim në gjykatë dhe mos të nxisnim një debat politik siç ndodh zakonisht në Ballkan, duke shfrytëzuar momentin për të demonstruar një lloj patriotizmi, që në fakt dëmton kuptimin e vërtetë të patriotizmit”, tha Rama.

Ai shtoi se “Gjykata vendosi që marrëveshja ishte në shkelje dhe në argumentimin e saj përmbledhës, Gjykata u shpreh se marrëveshja cenonte interesat kombëtare”.

 Situata jonë me Greqinë është e veçantë sepse të dyja vendet nuk mund ta bëjnë këtë zgjerim në mënyrë të njëanshme pa arritur një marrëveshje midis tyre. Pas disa javësh, unë do të pres ministrin e Jashtëm grek për të folur mbi këtë çështje dhe dhe më pas shpresoj të pres edhe vetë Kryeministrin. Jam krenar që jam mik me Presientin Erdogan. Ai kurrë nuk u përpoq të më tregonte asgjë për të. Ka qenë një çështje që prej 2009 që duhej zgjidhur. Ne mund ta zgjidhim”, deklaroi kryeministri Rama.

Pyetjes se cila është pikëpamja e Shqipërisë për çështjet që rrjedhin nga Zona Ekskluzive Ekonomike midis Greqisë dhe Turqisë, Rama iu përgjigj se “Greqia dhe Turqia janë mjaftueshëm të pjekura për t’i zgjidhur vetë çështjet e tyre”.

“Secili prej vendeve ka këndvështrime përkatëse që me sa duket bien ndesh me njëra-tjetrën, por nga ana tjetër, të dyja vendet kanë shumë interes ta zgjidhin çështjen. Të gjitha indiciet thonë se Turqia dhe Greqia duhet të takohen, ta gjejnë zgjidhjen së bashku dhe të bashkëjetojnë në të ardhmen”, tha ai.

***

-Ministri i Shtetit për Rindërtim, inspekton në Laç punimet për ndërtimin falas të 524 apartamenteve nga qeveria turke 

Ministri Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, inspektoi punimet në zonën e Laçit, ku qeveria turke do të ndërtojë 524 apartamente, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ministri Ahmetaj u shpreh se gjysma e ndërtimit do të përfundojë në muajin mars të vitit të ardhshëm, ndërsa zona 2 e ndërtimit do të përfundojë pak muaj pas të parës.

“...Jemi në zonën e Laçit ku qeveria turke po ndërton 524 apartamente. Jemi në një fazë të avancuar të punimeve. Këtu kompania ka hyrë thellë në themele dhe për shkak të gjeologjisë së tokës do të hyjnë thellë 2000 pilota për të siguruar bazamentin. Cilësia dhe shpejtësia e punimeve është për tu marrë shembull. Garantoj qytetarët e Laçit në emër të qeverisë, se në mars një pjesë do të jetë gati, ndërsa pjesa tjetër do të jetë gati 3-4 muaj pas të parit...”, tha Ahmetaj

***

Presidenti Meta: Shqipëria meriton vetëm të ardhme evropiane 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar të mërkurën se respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit në mes partive politike dhe mos devijimi prej saj as një milimetër është hapi i parë për rikthimin e Shqipërisë në drejtimin e duhur.

Meta ka publikuar një tabelë të Eurostat ku tregohen aplikimet për azil në vitet 2010-2019 nga Siria, Afganistani, Irani, Iraku dhe Shqipëria, ku kjo e fundit renditet e katërta.

Meta është shprehur se, “Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve. Shqipëria meriton vetëm të ardhme evropiane”.

“Mjaft me drejtimin e gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë  shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi. Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër. Të rikthejmë shpresën duke  rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!”, ka theksuar Meta.

***

-Trupat shqiptare, nderohen me medaljen e NATO-s

Trupat shqiptare në KFOR janë nderuar me medaljen e NATO-s.

Medalja e marrë nga trupat shqiptare vjen për shërbimin e realizuar në misionin e Aleancës për një vend më të sigurt.

Lajmi për marrjen e medaljes e ka dhënë ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila ka publikuar dhe foton e momentit të dorëzimit të medaljes nga përfaqësues të NATO-s tek trupat shqiptare.

“Trupat shqiptarë në Kosovo Force – KFOR nderohen me medaljen e NATO-s, për shërbimin e tyre në misionin e Aleancës për një vend më të sigurt. Ne jemi NATO”, theksoi Xhaçka. 

***

-Shkëmbimet tregtare Shqipëri-Turqi rreth 38 miliardë lekë

Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Turqinë, gjatë periudhës janar-gusht të vitit 2020, llogariten gati 38 miliardë lekë. 

Sipas raportit të tregtisë së jashtme të publikuar nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë-INSTAT, shkëmbimet tregtare me Turqinë zënë 6,9% të gjithë vëllimit tregtar.

Sipas INSTAT-it, eksportet gjatë kësaj periudhe llogariten 1,6 miliardë lekë, me një rritje prej 300 milionë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga Turqia, Shqipëria ka eksportuar kryesisht materiale ndërtimi dhe metale, por edhe minerale, lëndë djegëse, energji elektrike.

Të dhënat tregojnë se Turqia ka qenë një treg i rëndësishëm për importimin e mallrave të ndryshme drejt Shqipërisë. Gjatë periudhës janar-gusht nga Turqia u importuan 36 miliardë lekë mallra.

Nga Turqia, Shqipëria ka importuar kryesisht tekstile dhe këpucë, si dhe produkte kimike dhe plastike.

***

-Në Shkodër u organizua festivali ballkanik "Muzika përtej të gjitha kufijve"

Këngëtarë dhe instrumentistë nga Ballkani u bënë bashkë në një koncert muzikor të quajtur "Muzika përtej të gjitha kufijve", i cili u përmbyll me një mbrëmje të veçantë muzikore në sheshin turistik të Shirokës, në qytetin e Shkodrës.

"Muzika përtej të gjitha kufijve: tregime të reja për një Ballkan melodioz", sipas organizatorëve të Qendrës Rinore "Arka", Shkodër, financuar nga Fondi Kulturor Zviceran për Shqipërinë (SCFA), patë si synim të përcillet trashëgimia e pasur kulturore dhe larminë e përvojës njerëzore duke shndërruar muzikën e vjetër në tregime të reja që promovojnë dialog dhe nxisin vlera të të jetuarit së bashku.
Përfaqësuesja e ambasadës zvicerane, Silvana Mjeda dhe udhëheqësi artistik, pedagogu dhe violinisti i njohur, prof. Lorenc Radovani shprehen se ky koncert i kapërceu kufijtë e Ballkanit duke u bërë të gjithë bashkë përtej ndasive politike dhe gjeografike...

Arvida Kullolli Vraco, një muzikante nga Shkodra, e cila prej vitesh ka krijuar jetën e saj në Bosnje-Hercegovinë , ku miqtë e saj në vendet e Ballkanit janë të shumtë ndërsa bën apel që të harrojmë momentet gjeopolitike...

Festivali i muzikës ballkanike sipas organizatorëve synon të kthehet në një traditë të përvitshme.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme