Qeveria greke për shkak të garës në armatim nuk kujdeset për popullin e saj

Qeveria greke e zhytur në borxhe nuk kujdeset për gjendjen e popullit të saj.

1492377
Qeveria greke për shkak të garës në armatim nuk kujdeset për popullin e saj

Greqia, e cila bën provokime në Mesdheun Lindor, është duke bërë garë në armatim.

Qeveria greke e zhytur në borxhe nuk kujdeset për gjendjen e popullit të saj.

Sidoqoftë, vendi filloi të reagojë ndaj hapave të vrazhdë që po ndërmerren kohëve të fundit.

Peti Perka, deputetja nga Partia greke Syriza, kritikoi ashpër qeverinë në një program televiziv ku mori pjesë.

“Deklaratat e Kryeministrit Kyriakos Micotakis se krahas programit gjigantë të armatimit do të punësojë edhe 15 mijë mercenarë në një vend të falimentuar si Greqia, më zemëroi shumë”, bëri të ditur Perka.

Deputetja greke tha se Kryeministri nuk duhet të marrë një vendim të drejtpërdrejtë për shpenzimet e armatimit.

Ajo theksoi që institucionet e autorizuara së pari duhet të marrin një vendim i cili duhet të diskutohet në Parlamentin grek.

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Panagiotopulos u pyet gjithashtu në lidhje me përpjekjen e Greqisë për të blerë armë ndërsa ishte në një ngërç ekonomik.

Ministri grek mohoi lajmet se do të shpenzohen 10 miliardë euro në armatime, por nuk sqaroi se sa para do të shpenzojnë.

 


Lajme të ngjashme