NATO, sot pritet të mbahet takimi teknik Turqi-Greqi

Takimi teknik mes delegacioneve ushtarake të Turqisë dhe Greqisë për të diskutuar mbi metodat lidhur me uljen e rreziqeve të incidenteve në Mesdheun Lindor pritet të mbahet sot në Selinë e NATO-s në Bruksel.

1490860
NATO, sot pritet të mbahet takimi teknik Turqi-Greqi

Pas bisedës telefonike mes Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ishte rënë dakord që në selinë e NATO-s të zhvillohej një takim midis delegacioneve ushtarake të Turqi e Greqisë.

Në këtë kontekst, takimi i parë mes delegacioneve ushtarake të të dy vendeve ishte mbajtur më 10 shtator në Selinë e NATO-s dhe ishte biseduar për procedurat e uljes së rreziqeve të incidenteve.

Sipas informacioneve nga burimet e sigurisë takimi teknik i radhës pritet të zhvillohet sot pasdite.

 


Lajme të ngjashme