Greqia sërish me parakushte për bisedime me Turqinë

Nga Greqia, e cila hodhi firmën në provokime që do të përshkallëzojnë tensionimin në Mesdheun Lindor, edhe njëherë erdhi mesazhi për “gatishmëri për takime të kushtëzuara”.

1491184

Kryeministri grek Kiryakos Micotakis foli në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, të cilin e mirëpriti në Athinë.

Krahas thirrjes së Turqisë për dialog pa parakushte, Kryeministri grek vendosi kushte duke thënë: “Nëse Turqia hedh hapa në drejtim të uljes së tensionimit jemi të gatshëm të fillojmë menjëherë me bisedime eksploruese”.

Bisedimet eksploruese mes të dy vendeve në lidhje me juridiksionin detar kanë filluar në vitin 2002, ndërkaq takimi i fundit u mbajt në Athinë në vitin 2016.

Pas kësaj bisedimet vazhduan në formatin e konsultimeve politike, por nuk u kthyen në korniza të bisedimeve eksploruese.

Lajme të ngjashme