Mali i Zi – Sot mbahen zgjedhjet parlamentare

Sot në Mal të Zi nga ora 07:00 janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare, si dhe ato lokale në Budvë, Kotor, Tivat, Andijevicë dhe Guci.

1481486
Mali i Zi – Sot mbahen zgjedhjet parlamentare

Sot në Mal të Zi nga ora 07:00 janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare, si dhe ato lokale në Budvë, Kotor, Tivat, Andijevicë dhe Guci, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët do të votojnë nga ora 07:00 deri në 20:00, kurse të drejtën për të votuar në Mal të Zi e kanë 540.026 qytetarë. Sipas Komisionit Qëndror Zgjedhor (KQZ), në Mal të Zi ka 1.217 qendra votimi.

Këto janë zgjedhjet e 11-ta që nga hyrja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, kurse të pestat që nga rivendosja e pavarësisë.

Në këto zgjedhje parlamentare marrin pjesë 11 lista zgjedhore, prej të cilave gjashtë koalicione dhe pesë parti politike.

Zgjedhjet do të monitorohen nga 2.098 vëzhgues, prej të cilëve 265 të huaj.

 


Lajme të ngjashme