Sarajevë – Përkujtohen viktimat e masakrës në tregun Markale

Viktimat që humbën jetën në një sulm me mortaja nga trupat serbe pranë tregut Markale në kryeqytetin Sarajevë gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë u përkujtuan me një ceremoni në 25-vjetorin e masakrës.

1480933
Sarajevë – Përkujtohen viktimat e masakrës në tregun Markale

Viktimat që humbën jetën në një sulm me mortaja nga trupat serbe pranë tregut Markale në kryeqytetin Sarajevë gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë u përkujtuan me një ceremoni në 25-vjetorin e masakrës.

Politikanët, ushtarët dhe të afërmit e viktimave morën pjesë në program, i cili filloi me leximin e emrave të atyre që humbën jetën në masakër.

Zeljko Komsiç, anëtari kroat i Këshillit PresidencialBosnje - Hercegovinës, theksoi se ajo që ndodhi këtu nuk duhet të harrohet kurrë, dhe tha se njerëzit që jetonin në Sarajevë në atë kohë ende nuk mund ta harrojnë këtë ngjarje.

Duke rikujtuar se njerëzit e pafajshëm që humbën jetën në Markale ishin në të vërtetë ata që erdhën këtu për të blerë diçka për të mbijetuar, Komsiç tha: "Ata nuk ishin ushtarë dhe nuk bënë asnjë veprimtari ushtarake".

Pjesëmarrësit në programin përkujtimor vendosën lule në përmendoren përkujtimore dhe u lutën për ata që humbën jetën në këtë masakër.

Më 5 shkurt 1994, u krye një sulm me mortaja ndaj tregut në Markale nga trupat serbe që rrethuan kryeqytetin Sarajevë gjatë luftës. Në këtë sulm humbën jetën 68 persona dhe u plagosën 144 të tjerë.

Në sulmin që ndodhi një çerek shekull më parë në ditën e sotme, më 28 gusht 1995, humbën jetën 43 civilë dhe u plagosën 84 të tjerë.

Ndërsa Gjykata Penale Ndërkombëtare e Jugosllavisë (ICTY) në Hagë dëshmoi se sulmet në treg u kryen nga trupat serbe, komandanti i serbëve boshnjakë, Dragomir Milosevic, i cili ishte përgjegjës për masakrën, u dënua me 29 vjet burg.

Stanislav Galic, një ish-komandant serb, i cili u gjykua në Hagë për krime kundër njerëzimit të kryera gjatë rrethimit të Sarajevës, gjithashtu u dënua me burgim të përjetshëm.

Ndërsa Sarajeva u mbajt nën rrethim për 44 muaj, 11.541 civilë, përfshirë gati 2.000 fëmijë, humbën jetën në qytet.



Lajme të ngjashme