Shqipëria falënderon Turqinë për zbatimin e angazhimit për ndërtesat pas tërmetit të nëntorit

Ministri i Shtetit për Rindërtimin i Shqipërisë, Arben Ahmetaj falënderoi Turqinë për vënien në zbatim të angazhimit për të ndërtuar 500 banesa pas tërmetit që goditi vendin vitin e kaluar.

1477612
Shqipëria falënderon Turqinë për zbatimin e angazhimit për ndërtesat pas tërmetit të nëntorit

Ministri i Shtetit për Rindërtimin i Shqipërisë, Arben Ahmetaj falënderoi Turqinë për vënien në zbatim të angazhimit për të ndërtuar 500 banesa pas tërmetit që goditi vendin vitin e kaluar.

Ahmetaj bëri inspektime në zonën ku vazhdon ndërtimi i 500 banesave në Laç të Kurbinit.

Ai u shoqërua nga Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara dhe përfaqësuesit e kompanisë Albayrak, që marrin pjesë në punimet e ndërtimit.

“Dua të falënderoj edhe një herë popullin dhe qeverinë turke dhe Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizmit i Turqisë (Murat Kurum), që është në kontakt të vazhdueshëm me Kryeministrin Edi Rama dhe me mua personalisht. Sigurisht që falënderoj edhe Presidentin Recep Tayyip Erdogan, i cili mbajti premtimin që na dha”, tha gjatë fjalimit Ahmetaj, i cili mori informacione nga autoritetet përkatëse në kantierin e ndërtimit.  

Edhe Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara tha se është hedhur një hap për të kthyer në jetën normale rajonin, pas vështirësive të jetuara.

“Falënderoj nga zemra popullin turk, qeverinë turke, Presidentin Erdogan dhe Kryeministrin Edi Rama për mbështetjen e dhënë që banorët e Kurbinit të kthehen në jetën normale”, tha Cara.

Pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019, Presidenti Erdogan dha direktivën për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri. “Vëllezërit turq do të ndërtojnë për vëllezërit e tyre shqiptarë 500 banesa për të prekurit nga tërmeti”, kishte deklaruar Erdogan.

Ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Urbanistikës së Turqisë dhe Ministrisë së Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë u nënshkrua protokolli i bashkëpunimit për ndërtimin e banesave.

Nga tërmeti me fuqi 6,3 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë 15 kilometra larg nga qyteti i Durrësit të Shqipërisë, humbën jetën mbi 50 persona dhe u plagosën mbi 900 të tjerë.

Afërsisht 17 mijë njerëz u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre. Mbi 200 mijë njerëz u ndikuan nga tërmeti i nëntorit në Shqipëri.

 


Lajme të ngjashme