Greqi – Deklarata për anijen “Oruç Reis” çon në dorëheqje këshilltarin e Sigurisë Kombëtare

Alexandros Diakopoulos, këshilltar i Kryeministrit Kyriakos Mitsokatis të Greqisë për Sigurinë Kombëtare, ka dhënë dorëheqjen pas deklaratave të tij se “(anija) «Oruç Reis» po bën kërkime në platformën kontinentale greke dhe po shënjon zonën”.

1476060
Greqi – Deklarata për anijen “Oruç Reis” çon në dorëheqje këshilltarin e Sigurisë Kombëtare

 

Diakopoulosi e njoftoi dorëheqjen e tij përmes një komunikate me shkrim.

Në këtë komunikatë, pasi tërheq vëmendjen mbi shqetësimin e shkaktuar në qeveri nga fjalët e tij mbi anijen e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” që po bën sondime në Mesdheun Lindor, Diakopoulosi vijon me këto fjalë: “Edhe pse nuk kisha një qëllim të tillë, deklarata ime shkaktoi trazirë dhe i krijoi probleme kryeministrit e qeverisë. Unë marr përsipër përgjegjësinë dhe jap dorëheqjen.”

Agjencia shtetërore greke e lajmeve (ANA) bëri me dije se dorëheqja e këshilltarit Diakopoulos u pranua nga Kryeministri Mitsotakis.

Një prononcim për mediat, Diakopoulosi pati thënë se “«Oruç Reis» po bën kërkime në platformën kontinentale greke dhe po shënjon zonën”.

Pas shqetësimit të ngjallur në qeveri nga këto fjalë të tij, këshilltari grek u detyrua të bëjë edhe një deklaratë tjetër në cilësinë e sqarimit duke thënë se fjalë e tij ishin keqkuptuar, pasi anija “Oruç Reis” është përpjekur të bëjë sondime, por e ka ndërprerë aktivitetin e saj në gjysmë.

Deklarata në fjalë e Diakopoulosit shkaktoi kokëçarje serioze në qeverinë greke, e cila pretendonte se nuk i kishin dhënë mundësi anijes “Oruç Reis” për të bërë sondime, ndërkohë që partitë opozitare reaguan fuqishëm kundër kabinetit të Kryeministrit Mitsotakis duke e akuzuar atë për mashtrim të opinionit publik.



Lajme të ngjashme