Mali i Zi përgatitet për fillim normal të vitit të ri shkollor

Trupi koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse i ka rekomanduar sot Ministrisë së arsimit dhe Institutit për shëndetin publik që të hartojnë dhe të definojnë rekomandimet për fillimin e vitit të ri shkollor në terminin e rregullt.

1471663
Mali i Zi përgatitet për fillim normal të vitit të ri shkollor
Karadağ_okullar açılacak.jpg
Karadağ Hava Yolları.jpg
Karadağ koronavirüs.jpg
Karadağ_koronavirüs_yeni vakalar.jpeg

Mali i Zi përgatitet për fillim normal të vitit të ri shkollor

Përgatitja e parakushteve për fillim normal të vitit të ri shkollor

Trupi koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse i ka rekomanduar sot Ministrisë së arsimit dhe Institutit për shëndetin publik që të hartojnë dhe të definojnë rekomandimet për fillimin e vitit të ri shkollor në terminin e rregullt dhe me kapacitet të plotë. Nga trupi koordinues nacional kanë theksuar se vijimi i mësimit , qëndrimi në shkolla dhe institucionet parashkollore kanë rol të pa zëvendësueshëm edukativo-arsimor. Në trupin koordinues nacional konsiderojnë se lidhur me këtë është e domosdoshme që me kohë të përgatiten rekomandime të qarta në mënyrë që të mundësohet punë e sigurt  dhe aktivitetit të sigurta në të gjitha institucionet shkollore dhe parashkollore në shtet. Po ashtu theksohet se me kërkesën e një numri të madh të subjekteve politike dhe nevojës së shprehur për komunikim të drejtpërdrejt me zgjedhësit dhe me qëllim të prezantimit cilësor të programeve dhe listave zgjedhore, Trupi koordinues nacional i ka propozuar Ministrisë së shëndetësisë që përmes plotësimit dhe ndryshimit të disa dispozitave të mundësohen tubime në ambiente të mbyllura dhe të hapura. Ata kanë theksuar se në ambientet e hapura mund të lejohet tubimi deri në 100 njerëz ,kurse në ambientet e mbyllura më së tepërmi 50, dhe e gjithë kjo përmes përgjegjësisë të subjekteve politike për organizimin dhe respektimin e masave gjatë mbajtjes së tubimeve.

Prindërit të ndarë rreth hapjes së shkollave

Trupi Koordinues Nacional (TKN) për sëmundjet infektive i ka rekomanduar dje Ministrisë së arsimit dhe Institutit për Shëndetin Publik që të përgatiten  për fillimin e vitit të ri shkollo në kohën  e paraparë dhe me kapacitet të plotë. Mirëpo  qëndrimet e prindërve lidhur me hapjen e paralajmëruar të shkollave janë të ndara andaj edhe ekziston shumë frikë dhe pa qartësi lidhur me këtë çështje. Nga Trupi Koordinues Nacional kanë theksuar se përcjellja e procesit mësimor, qëndrimi në institucionet shkollore dhe para shkollore kanë rol të pazëvendësueshëm arsimorë- edukativ. “Andaj është e nevojshme që të përgatiten me kohë rekomandimet me qëllim që në mënyrë të sigurt shëndetësore të mundësohet zhvillimi i rregullt i aktiviteteve në të gjitha institucionet shkollore dhe parashkollore në shtet”, thuhet në kumtesë.  Nga UNICEF-i në Mal të Zi  kanë kumtuar se shtyrja e hapjes së shkollave do të kishte pasoja  negative për sistemin arsimor de do të do të shkaktonte ngecjen e nxënësve në procesin mësimor. 

Në korrik 10 herë më pak udhëtarë se në vitin 2019

Numri i udhëtarëve të transportuesit ajrorë  nacional Montengroairlines  nuk është i volitshëm gjatë këtij viti dhe krahasuar me korrikun e vitit të kaluar ai është 10 herë më i ulët, ka deklaruar drejtori komercial i kësaj kompanie Dragan Popoviq. Në korrik të vitit të kaluar kemi pasur 95.000  mijë udhëtarë në komunikacionin e rregullt dhe atë Çarter, kurse në korrik të këtij viti vetëm 9,500  udhëtarë , ose 10 herë më pakë, krahasuar me vitin e kaluar, ka deklaruar Popoviq. “Presim rritje të interesimit, sepse , siç është e ditur , pas pauzës tre mujore , prej me 12 qershor kemi filluar udhëtimet drejtë Lubjanës, kurse më vonë edhe drejtë destinacioneve të tjera . Aktualisht kemi vetëm 10 destinacione të komunikacionit të rregullt, për dallim prej vitit të kaluar kur në këtë periudhë të motit kemi pasur 16 destinacione të rregullta”, ka theksuar Popoviq.

KZSH shpall 11 lista zgjedhore

Komisioni zgjedhor i shtetit KZSH ka shpallur 11 lista për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi të cilat do të mbahen me 30 gusht. PDS do të marr pjesë në koalicion me Partinë Liberale dhe udhëheqës i listës do të jetë Dushko Markoviq. Në koalicionin "Për të ardhmen e Malit të Zi” marrin pjesë Fronti Demokratik, PSP , Partia Punëtore, Mali i Zi i vërtet, Mali i Zi i bashkuar dhe individ jo partiak. Koalicionin tjetër e përbëjnë demokratët, DEMOS-i, Partia e pensionistëve dhe e invalidëve, Lëvizja qytetare e majta e re dhe Shoqata për hulumtimin e politikave dhe teorive politike . Slogani i këtij koalicioni është “Paqja është kombi ynë”. Koalicionin e tubuar rreth platformës “E bardha mbi të zezën” e përbëjnë Lëvizja qytetare URA, Lëvizja qytetare CIVIS , Forumi i Bokës, Partia e të drejtës dhe pajtimit dhe intelektual të pavarur. Koalicionin e shqiptarëve “Genci Nimanbegu – Nikë Gjelosha e përbëjnë Forumi Demokrati, FORCA , Lëvizja qytetare Perspektiva dhe Unioni i Tuzit . Listën e kryeson Nikë Gjeloshaj. Slogani i këtij koalicioni është “Koha është tani”. UDSH , Partia demokratike dhe Lidhja demokratike në Mal të Zi janë pjesë e koalicionit shqiptarë të titulluar “Njëzëri” . Bartës i këtij koalicioni është Fatmir Gjeka. Partia social demokratike në këto zgjedhje do të marr pjesë e pavarur me sloganin “Mali i Zi i fortë” . Listën e social demokratëve do ta udhëheq kryetari Ivan Brajoviq, kurse slogani i tyre do të jetë “Social demokratët – Ivan Brajoviq – Ne vendosim me konsekuencë”. Partia boshnjake në zgjedhje do të marr pjesë me sloganin “Partia Boshnjake – drejt Rafet Husoviq”. Iniciativa qytetare kroate në zgjedhje do të marr pjesë me sloganin “Me gjithë zemër për Malin e Zi”. Bartës i listës të Partisë reformiste kroate do të jetë drejtori i aeroportit në Tivat Radovan Mariq.  Përndryshe të drejtë vote në Mal të Zi do të kenë 541 mijë e 231 qytetarë. Zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit do të jenë zgjedhjet e 11-ta prej futjes së sistemit shumë partiak në Mal të Zi , kurse të pestat pas rivendosjes së pavarësisë.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi, Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme