Qeveria e Shqipërisë merr masat për përballimin e epidemisë Covid-19 në vjeshtë-dimër

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu takoi pak ditë më parë infermierët e rinj në spitalin COVID-2, duke theksuar se forcimi i kapaciteteve spitalore edhe me burime njerëzore është në fokus të qeverisë.

1470874
Qeveria e Shqipërisë merr masat për përballimin e epidemisë Covid-19 në vjeshtë-dimër
Arnavutluk_koronavirüs_tedbirler_9.jpg
Arnavutluk_koronavirüs_tedbirler_13.jpg
Arnavutluk_koronavirüs_tedbirler_3.jpg
Arnavutluk_koronavirüs_tedbirler_5.jpg
Arnavutluk_koronavirüs_tedbirler_2.jpg
Arnavutluk_koronavirüs_tedbirler_10.jpg

Shqipëria merr masat për përballimin e koronavirusit të ri, Covid-19 në periudhën vjeshtë-dimër

 

Pesëdhjetë (50) infermierë të rinj i janë bashkuar stafit mjekësor të spitalit COVID-2 “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, në luftë kundër COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, takoi pak ditë më parë infermierët e rinj në spitalin COVID-2, duke theksuar se forcimi i kapaciteteve spitalore edhe me burime njerëzore është në fokus të qeverisë.

“...Një pjesë e juaja, pra e armatës së re të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë edhe një pjesë e infermierëve të cilët kanë qenë në misionin e parë të dërguar në Itali dhe kanë marrë aty eksperiencën e nevojshme, eksperiencë e cila patjetër do të transmetohet tashmë në këtë spital. Janë 50 infermierë që i shtohen spitalit COVID-2...”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se po bëhet një punë e madhe nga mjekët dhe infermierët në spitalet COVID, që çdo ditë trajtojnë raste të rënda të konfirmuara pozitive, por edhe raste të cilat janë të dyshuara.

Gjatë bashkëbisedimit me stafin e spitalit COVID-2, Manastirliu tha se po bëhen përgatitjet edhe për periudhën e vjeshtë-dimrit, duke i siguruar se qeveria po bën çdo gjë për të fuqizuar kapacitetet spitalore.

“...Qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për të gjithë mbështetjen për personelin mjekësor, për të fuqizuar kapacitetet tona spitalore, qoftë spitaleve aktuale, qoftë spitaleve të cilat projektohen për t’i shërbyer pacientëve me COVID përgjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit...”, tha ministrja.

Manastirliu deklaroi se pavarësisht masave të marra, roli i qytetarëve është vendimtar për këputjen e zinxhirit të infeksionit, duke bërë apel për të zbatuar masat e thjeshta.

“...Është në dorën e secilit prej nesh këputja e zinxhirit të infeksionit, duke zbatuar masat e thjeshta, me vendosjen e maskës, ruajtjen e distancimit fizik dhe higjienën personale. Kjo është për të mirën e përbashkët dhe për shëndetin e qytetarëve...”, tha Manastirliu.

Nga ana tjetër, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrën shëndetësore nr. 10 në kryeqytet, ku deklaroi se mjekët e familjes po ndjekin pacientët e prekur me COVID-19, por që ndodhen në shtëpi me simptoma të lehta, sipas protokolleve të përcaktuara.

“Është një punë e madhe që po bëhet nga mjekët e familjes. Janë më shumë se 1600 mjekë të angazhuar në gjithë territorin e Shqipërisë. Në Tiranë, ku është dhe numri më i madh i të prekurve aktivë, mjekët e familjes po luajnë një rol kyç, për ndjekjen e ecurisë në rastet e pacientëve të prekur nga COVID-19, të cilët janë duke u trajtuar në banesë. Më shumë se 1 mijë pacientë, janë duke u trajtuar dhe duke u ndjekur nga mjeku i familjes”, tha Manastirliu. 

Gjatë inspektimit Ministrja e Shëndetësisë tha se ndjekja e pacientëve po kryhet sipas protokolleve të përcaktuara.

Vlen të përmendim se, Turqia ka ndihmuar dhe vazhdon  të ndihmojë Shqipërinë me pajisje mjekësore për të kaluar këtë periudhë të vështirë si pasojë e shpërthimit të pandemisë globale së koronavirusit.

Këto pajisje mjekësore që janë rreth 20 tonë janë të gjitha materiale të mbrojtjes personale duke filluar nga maskat, veshjet speciale, syzet, helmetat mbrojtëse etj.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme