Turqia ndihmon ushtrinë e Kosovës

Turqia i ka dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës një donacion me vlerë financiare rreth 743 mijë dollarë të përbërë nga uniforma ushtarake, shtretër fushorë si dhe pajisje të tjera teknike për ushtrinë e Kosovës.

1470349

Ceremonia e pranim-dorëzimit të ndihmës me vlerë financiare 742 mijë e 904 dollarë nga Turqia për ushtrinë e Kosovës është mbajtur të dielën në ambientet e Kazermës “Adem Jashari” të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK) në Prishtinë, njofton Ministria e Mbrojtjes së Kosovës në një deklaratë të shkruar.

Në ceremoninë e pranimit të këtij donacioni ka marrë pjesë komandanti i Komandës së Logjistikës të FSK-së, Gjeneralbrigade Naim Haziri, atasheu ushtarak i Turqisë në Kosovë Kolonel İsmail Cenkeri Ersöz dhe drejtori i Departamentit të Logjistikës në Ministrinë e Mbrojtjes, Kolonel Mentor Zejnullahu.

Pas nënshkrimit të dokumenteve, gjeneral Haziri ka falënderuar Qeverinë e Turqisë si dhe atasheun Ersöz për përkrahjen e vazhdueshme për FSK-në.

Lajme të ngjashme