Shqiptarët e Malit të Zi dalin me dy lista në zgjedhje

Në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, partitë shqiptare do të dalin me dy lista zgjedhore pasi nuk kanë arritur t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet për t’u bashkuar në një listë të vetme.

1467443
Shqiptarët e Malit të Zi dalin me dy lista në zgjedhje
Karadağ_Arnavut siyasi partiler temsilcileri_toplantı.jpg
Karadağ koronavirüs.jpg
Karadağ_koronavirüs_yeni vakalar.jpeg

Shqiptarët e Malit të Zi dalin të ndarë në dy lista zgjedhore në zgjedhjet parlamentare

Mbrëmë në mesnatë ishte afati i fundit i dorëzimit të listave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi ku edhe dy koalicionet shqiptare dorëzuan listat e tyre. Partitë politike shqiptare në Mal të Zi nuk kanë arritur t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet për t’u bashkuar në një listë të vetme zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit. Javën e kaluar u nënshkrua marrëveshja e koalicionit parazgjedhor mes 5 forcave të spektrit politik shqiptar (Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva), kurse kohë më parë u nënshkrua edhe marrëveshja e koalicionit parazgjedhor të 4 partive politike shqiptare (Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI). Siç mësohet, koalicionit Partia Demokratike – Unioni Demokratik i Shqiptarëve – Lidhja Demokratike në Mal të Zi – PQSHI do ti prijë Fatmir Gjeka i pasuar nga Mehmet Zenka ministër aktual i popujve pakicë, kurse koalicionit të subjekteve Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva në listë do ti prijë Nik Gjeloshaj i pasur nga Genci Nimanbegu nënkryetar aktual i Parlamentit të Malit të Zi. Duhet shtuar se me gjithë përpjekjet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Koalicionit të organizatave shqiptaro-amerikane nga Mali i Zi, subjektet politike shqiptare nuk janë pajtuar qe te dalin ne zgjedhjet e 30 gushtit me një listë të përbashkët. Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, që u mbajtën më 16 tetor 2016, partitë shqiptare garuar në tri lista zgjedhore dhe arritën të fitojnë vetëm një deputet në parlament. Trupi zgjedhor i shqiptarëve në Mal të Zi numëron rreth 24.000 votues potencial, por duke pasur parasysh boshatisjen e trojeve shqiptare nga dita në ditë, ky numër është dukshëm më i vogël. Numrat flasin qartë, çka do të thotë se numri i votuesve për një parti politike është më i vogël se 2.000 dhe si pasojë asnjë parti politike, si e vetme, nuk ka mundësi të fitojë një mandat në parlamentin e Malit të Zi. Ky numër zvogëlohet edhe më shumë kur dihet se një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve që 30 vite me radhë votojnë partitë jo-shqiptare e ky numër është më i madh se numri i votueseve që i takon mesatarisht një partie shqiptare, mbase edhe asaj më të madhes.

Hapja ndaj Rusisë shpresë për zbutjen e pasojave të krizës

Mali i Zi ka hapur kufijtë për shtetasit Rus dhe Azerbajxhanit. Mundësia e ardhjes së turistëve nga Rusia dhe Azerbajxhani , mund të nxisë qarkullimin turistik nga këto tregje dhe të zbusë pasojat e ekonomisë turistike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, ka theksuar drejtorja e Organizatës nacionale turistike të Malit të Zi, Zhelka Radak Kukaviçiiq. Ajo ka kumtuar se vendimi për hapjen e Malit te Zi ndaj tregjeve të Rusisë dhe Azerbajxhanit është lajm i mirë për ekonominë tonë turistike. “Me siguri se Rusia si përgjigje ndaj masave tona do të lejojë udhëtimin në Mal të Zi pa kushte shtesë dhe në këtë mënyrë krijohen parakushtet që të vendoset një qarkullim turistik ndërmjet këtyre dy vendeve gjatë muajit gusht dhe shtator.

Trend i qetësimit të situatës epidemiologjike në Mal të Zi 

Epidemiologu i institutit për shëndetin publik Millko Joksimoviq ka kumtuar se Mali i Zi gjatë ditëve të kaluara ka shënuar trend të stabilizimit ose qetësimit të situatës epidemiologjike. “Tendencë e shprehur e rënies së madhe të numrit nuk mund të them se është , mirëpo, një trend i stabilizimit ose i qetësimit ekziston kështu që gjatë 7- 8 ditëve të kaluara numri i të prekurve ka shënuar rënie, edhe pse ky është gjithnjë numër i lartë për numrin e banorëve në Mal të Zi , ka deklaruar Joksimoviq. Janë inkurajuese të dhënat për javën e kaluar sepse gjatë 5-7 ditëve ka pasur më pak se 70 të prekur brenda një dite. 

Karantinimi dhe vetë izolimi shkurtohen në 14 ditë

Trupi koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse ka vendosur, me propozimin e Institutit për shëndetin publik të Malit të Zi  ka vendosur që ta shkurtojë kohën e vetë izolimit dhe izolimit institucional të personave të cilët kanë pasur kontakt ose dyshohet se kanë pasur kontakt me personat e infektuar, si dhe kohën e izolimit institucional të personave të cilët kanë qenë në shërimin spitalor nga korona virusi  prej 21 ditë sa është tani në 14 ditë. Ky vendim, siç theksohet është sjell në pajtim me rekomandimet e organizatave  relevante ndërkombëtare dhe me praktikën e cila është në fuqi në shumë shtete të Bashkimit Evropian, siç është Mbretëria e Bashkuar pastaj ShBA, Japonia dhe shumë shtete tjera.

Mali i Zi hap qendrën për pranimin e emigrantëve në Bozhaj 

Mali i Zi është i përkushtuar ndaj nevojave të personave të rrezikuar të cilët janë të detyruar ti braktisin shtetet e tyre amë, ka theksuar ministri i punëve të brendshme Mevlludin Nuhoxhiq me rastin e hapjes së Qendrës për strehimin e refugjatëve të cilët kërkojnë  mbrojtje ndërkombëtare në Bozhaj. Ai ka shtuar se kapaciteti i Qendrës është paraparë për vendosjen e 60 personave dhe do të funksionojë në kuadër të drejtorisë për strehim në Ministrinë e punëve të brendshme. “Si vend aspirant, i cili i ka hapur të gjithë kapitujt negocues, Mali i Zi tregon përkushtim të fortë ndaj nevojave të personave të rrezikuar, të cilët kanë qenë të detyruar të largohen nga shtetet e veta amë”, ka theksuar Nuhoxhiq. Ai me këtë rast e ka falënderuar delegacionin e BE i cili ka siguruar mjete të rëndësishme financiare për ngritjen e këtij kampi, komisariatin e Kombeve të Bashkuara për refugjatë, organizatën ndërkombëtare për migracione dhe përfaqësinë e UNICEF-it për ndihmën e tyre të konsiderueshme.

Mbahet manifestimi tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2020”

Në Vuthaj-Guci, shënohet në mënyrë simbolike Tubimi tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2020”. Duke respektuar rregullat e Institucioneve përkatëse të shëndetësisë, shoqata “Maja e Karanfilit”, shfaqi një program modest. Në kuadër të këtij manifestimi u bë promovimi i  monografisë së autores së re,  Rilinda Gjonbalaj, “30 vite identitet SHKA Maja e Karanfilit”. Rëndomë ky manifestim tradicional vite me radhë tubonte një numër te madh te shqiptareve nga te gjitha trojet e ku shpesh ishin te pranishëm edhe  figura te larta shtetërore si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova, por këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit aktiviteti Mirë se vini ne Alpet Shqiptare u organizua në një rreth fare të limituar personash.

Për Zërin e Turqisë nga Mali I Zi – përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme