Turqia ndihmon Shqipërinë për flotën e re të Emergjencave Civile

Strukturat e Emergjencave Civile, pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare do të jenë shumë herë më të mirëpajisura dhe më dinjitoze në përballimin e fatkeqësive natyrore.

1466427
Turqia ndihmon Shqipërinë për flotën e re të Emergjencave Civile
Türkiye-den Arnavutluk-un Sivil Acil Durumlarla Mücadele birimine hibe_14.jpg
Türkiye-den Arnavutluk-un Sivil Acil Durumlarla Mücadele birimine hibe_6.jpg
Türkiye-den Arnavutluk-un Sivil Acil Durumlarla Mücadele birimine hibe_8.jpg
Türkiye-den Arnavutluk-un Sivil Acil Durumlarla Mücadele birimine hibe_5.jpg
Türkiye-den Arnavutluk-un Sivil Acil Durumlarla Mücadele birimine hibe_3.jpg

Turqia ndihmon Forcat e Armatosura Shqiptare për flotën e re të Emergjencave Civile

 

Strukturat e Emergjencave Civile, pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare do të jenë shumë herë më të mirëpajisura dhe më dinjitoze në përballimin e fatkeqësive natyrore. 

1.250 uniforma të reja, të cilat përmbushin të gjitha standardet e sigurisë, u dhuruan nga qeveria turke për Forcat e Armatosura Shqiptare.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük si dhe drejtues të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shprehu falënderimet më të thella për popullin dhe qeverinë turke, duke cituar edhe shprehjen miku i mirë në kohë të vështira”.

Duke përmendur investimet e viteve të fundit në Forcat e Armatosura Shqiptare, ministrja Xhaçka theksoi vëmendjen që i është dhënë modernizimit dhe riorganizimit të strukturave të Emergjencave Civile.

Brenda pak ditësh mbushet plot një vit që nga momenti kur Kuvendi miratoi ligjin për mbrojtjen civile, i cili solli një revolucion të vërtetë në formën e organizimit, në rritjen e kapaciteteve dhe profesionalizmit, dhe në aftësinë tonë për të përballuar emergjencat. Sot, kur nuk është mbushur ende viti nga fillimi i punës për ngritjen e kësaj strukture kaq të rëndësishme, e them me krenari që ia kemi dalë të ngremë një strukturë vërtet efikase, por ç’është më e rëndësishmja, edhe të pajisur me mjete nga më modernet e profesionalet.”- u shpreh Xhaçka, e cila njoftoi pajisjen e mëtejshme të Emergjencave Civile, falë bujarisë së qeverisë turke. 

“Shumë punë është bërë edhe për rritjen e kapaciteteve në përballimin e emergjencave. Dhe miratimi i projektligjit do t’i hapë rrugë përthithjes së një fondi prej 2,3 milionë dollarësh, faza e dytë e grantit turk, për blerjen e mallrave dhe shërbimeve nga Ministria e Mbrojtjes. Sepse ashtu si në fazën e parë të grantit të akorduar nga Turqia për Ministrinë e Mbrojtjes edhe ky fond do të përdoret në funksion të përballimit të emergjencave civile me të cilat përballet vendi.

Ndërsa, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük në fjalën e tij shprehu kënaqësinë e tij për pjesëmarrje në këtë ceremoni.

"Menjëherë pas tërmeteve në muajt shtator dhe nëntor të vitit të kaluar dhe gjatë pandemisë së COVID-19, me udhëzime të Presidentit tonë të gjithë institucionet përkatëse u vunë në gadishmëri dhe u nxituan për të ndihmuar vëllezërit tanë shqiptarë. Qoftë me pjesëmarrjen e ekipeve të kërkim shpëtimit që operuan direkt në terren, qoftë edhe me qendrën e menaxhimit të emergjencave të fatkeqësisë natyrore, Ministrisë së Shëndetësisë, Agjencinë TIKA dhe Gjysmëhënës së Kuqe, ne kemi nxituar për të ofruar ndihmat më imediate dhe njëkohësisht për të mjekuar sado pak plagët e shkaktuara", tha Yörük.

Duke folur për marrëdhëniet e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, ambasadori Yörük theksoi: 

"Marrëdhëniet e bashkëpunimit ushtarak përbëjnë një nga dimensionet më të rëndësishme të marrëdhënieve të veçanta të Republikës së Turqisë dhe Republikës së Shqipërisë. Në sajë të marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ne që prej afro 25 viteve arrijmë të ofrojmë kontributin tonë për Forcat e Armatosura Shqiptare, aleates tonë në NATO. Njëkohësisht ne vazhdojmë punën dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes për të bërë të mundur rritjen e kapaciteteve të forcave civile në një afat të mesëm dhe afat të gjatë. Në këtë kontekst ne sot u dorëzojmë vëllezërve shqiptarë 6 autoambulanca tërësisht të kompletuara, 400 uniforma zjarrfikse, 500 uniforma që do të përdoren gjatë operacioneve të fatkeqësive natyrore të përmbytjeve, 100 uniforma speciale zjarrfikse, 250 uniforma të ndryshme për kërkim-shpëtimi dhe 160 çadra të llojeve të ndryshme. Vlera e të gjithë këtyre materialeve dhe pajisjeve kap shifrën 1,5 milionë dollarë", përfundoi ambasadori turk Yörük.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri –



Lajme të ngjashme