Greqi – Kryeministri Mitsotakis revizionon kabinetin qeverisës

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, njoftoi të martën disa ndryshime në përbërjen e qeverisë, të cilat i ka përshkruar si përmirësime funksionale kryesisht në nivelin e zëvendësministrave.

1466924
Greqi – Kryeministri Mitsotakis revizionon kabinetin qeverisës

 

“Kryeministri Kyriakos Mitsotakis është duke përfunduar formimin e qeverisë, e cila mbetet e pandryshuar për sa i takon numrit të saj dhe udhëzimeve të politikës së saj të reformës”, tha Petsas duke theksuar se ndryshimet kanë të bëjnë me sektorët e financave, zhvillimit, punës, shëndetësisë dhe mjedisit.

Petsas tha se ndryshimet synojnë një menaxhim efektiv të fondeve të siguruara nga programi i shpëtimit të Bashkimit Evropian për të luftuar kundër efekteve ekonomike të koronavirusit të ri (COVID-19), një mbështetje të punës dhe sistemit të sigurimeve shoqërore, mbrojtjen në mënyrë efektive të mjedisit, si dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike.

“Përballë sfidave të kohës, një formacion tashmë i suksesshëm i qeverisë po kalon përmirësime funksionale të vendosura nga kryeministri, në mënyrë që të përmbushë pritjet e qytetarëve”, shtoi ai.

Petsas sqaroi se anëtarët e rinj të qeverisë do të betohen të mërkurën në rezidencën presidenciale.



Lajme të ngjashme