Maqedonia e Veriut shënon 166 të reja dhe 4 vdekje nga epidemia e COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 166 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 11.054 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

1465904
Maqedonia e Veriut shënon 166 të reja dhe 4 vdekje nga epidemia e COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 166 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 11.054 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 4 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 497.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 105.357 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.419 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 6.882, përfshirë 185 të shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.675. (AA)

 


Lajme të ngjashme