Kosova raporton 9 të vdekur dhe 224 raste të reja me Covid-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 9 persona të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) kanë ndërruar jetë duke e çuar në 236 numrin e viktimave nga ky virus.

1465575
Kosova raporton 9 të vdekur dhe 224 raste të reja me Covid-19

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 224 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 8.554.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 434 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 36.943 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 152 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 4.730 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.588. (Agjencia Anadolli - AA)

(Të dhënat për Covid-19 janë në përditësim të vazhdueshëm dhe mund t’i ndiqni online duke klikuar këtu...)

 



Lajme të ngjashme