Maqedoni e Veriut, regjistrohen 139 raste të reja me Covid-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 139 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 10.754 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend.

1465244
Maqedoni e Veriut, regjistrohen 139 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit, po ashtu janë raportuar 6 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 486.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 102.317 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.377 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 6.554, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.714. (Agjencia Anadolli - AA)



Lajme të ngjashme