“Faljen në Xhaminë e Shën-Sofisë, Presidenti Erdogan e organizoi në përputhje me librin e shenjtë”

Prifti grek Lambros Fotopulos, avokat i pensionuar nga Gjykata e Lartë e Greqisë, bëri të ditur se faljen në Xhaminë e Madhe të Shën-Sofisë Presidenti Recep Tayyip Erdogan e organizoi në përputhje me librin e shenjtë.

1465023
“Faljen në Xhaminë e Shën-Sofisë, Presidenti Erdogan e organizoi në përputhje me librin e shenjtë”

Prifti Lambros Fotopulos, avokat i pensionuar nga Gjykata e Lartë e Greqisë, thotë faljen e namazit në Xhaminë e Madhe të Shën-Sofisë Presidenti Recep Tayyip Erdogan e organizoi në përputhje me librin e shenjtë.

“Erdoani recitoi pjesë nga Kurani si një besimtar modest. Ai u ul në gjunjë bashkë me besimtarët e tjerë që ishin atje, ashtu si perandorët që uleshin në gjunjë dhe luteshin me njerëzit e tyre gjatë festave të mëdha të krishterimit”,- shkruan prifti grek.

Artikulli i Fotopulos-it mban titullin “Mësim nga Erdogani” dhe është publikuar në portalin “Romfea”, e cila publikon lajme për çështjet kishtare.

Në artikullin e tij Fotopulos shkruan kështu: “Sikur një meshë krishtere të ishte mbajtur në Shën-Sofi, veçanërisht nën udhëheqjen e grekëve, mijëra të krishterëve, që e kanë përjetuar takimin e rrallë të Zotit me njeriun në këtë tempull, do t’u thernin kockat nga zemërimi. Sepse në radhën e parë, ata do të shihnin njerëz dhe politikanë jobesimtarë, udhëheqës 'të shkishëruar’, përfaqësues të Papës dhe kardinalë. Do të shikonin kryepeshkopë që pozojnë para kamerave dhe të cilëve u ka pëlqyer vetja me veshjet e tyre rituale, ministre dhe deputete që tregojnë format e trupit me pantallona të ngushta ose rroba të bukura, nacionalistë fanatikë, të cilët tundin flamujt e tyre në mënyrë kërcënuese së bashku me ata që besojnë në 12 Perëndi, ambasadorë ateistë, përfaqësues të shteteve të huaja...”

Përkundër kësaj Presidenti Erdoan organizoi në Xhaminë e Madhe të Shën-Sofisë një lutje në përputhje me librin e shenjtë, thotë Fotopulos dhe shton: “Ai këndoi Kuran si një besimtar modest. Ai u ul në gjunjë bashkë me besimtarët e tjerë që ishin atje, ashtu si perandorët që uleshin në gjunjë dhe luteshin me njerëzit e tyre gjatë festave të mëdha të krishterimit

Ndërsa duke e cilësuar si “të denjë” faljen e namazit të parë në Xhaminë e Shën-Sofisë, Fotopulos thotë se “Burrat dhe gratë bënë adhurimin e tyre në një përpjekje të shenjtë, duke respektuar njëri-tjetrin në vende të ndara”.

 


Lajme të ngjashme