Shqipëri, besimtarët myslimanë mirëpresin rihapjen e Shën-Sofisë për adhurim

Rihapja e Xhamisë së Madhe të Shën-Sofisë (Ayasofya) për adhurim në Stamboll të Turqisë ka gëzuar edhe myslimanët shqiptarë në Shqipëri.

1464374
Shqipëri, besimtarët myslimanë mirëpresin rihapjen e Shën-Sofisë për adhurim
Muhamed Sytari_Arben Halluni_3.jpg
Katar-dan İşkodraya yardım_kuyuların açılması_3.jpg
Voltana Ademi_Ali bin Hamad Al Marri.jpg
Voltana Ademi_Ali bin Hamad Al Marri_Katar E.Elçisi_2.jpg
Arnavutluk ihracaatı_Durres limanı.jpg
ayasofya.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (31/2020)

-Në Shqipëri besimtarët myslimanë mirëpritën rihapjen e Xhamisë së Madhe të Shën-Sofisë (Ayasofya) për adhurim

Rihapja e Xhamisë së Madhe të Shën-Sofisë për adhurim, në Stamboll të Turqisë, e cila u hap me faljen e xhumasë së parë, më 24 korrik 2020, pas 86 viteve, ka gëzuar edhe myslimanët shqiptarë në Shqipëri.

Myftiu i Metropolit Verior të Shqipërisë, Zonës së Shkodrës, Imam Muhamed Sytari në emër të besimtarëve që përfaqëson përshëndeti vendimin e Turqisë për të rihapur Xhaminë e Madhe, Shën-Sofinë.

Myftiu gjatë një bisedë mediatike, ku e pranishme ishte edhe "Zëri i Turqisë"-TRT uroi që kjo ngjarje e madhe historike të jetë e dobishme për të gjithë myslimanët e botës dhe për gjithë njerëzimin.

Ai shprehu kënaqësinë se ky hap, sipas tij, është shenjë e disa ndryshimeve pozitive që po ndodhin në mesin e ummetit islam. Kjo ngjarje e madhe shumë e pritur nga elita e botës islame si në Lindje ashtu dhe në Perëndim sipas Myftiut të Shkodrës, i ngjau një tabloje të vërtetë të një rituali të Haxhit, me praninë e mijëra myslimanë dhe jo vetëm që kishin mbushur xhaminë, sheshet e rrugët pranë Xhamisë Shën-Sofia (Ayasofya), tashmë të hapur për adhurim...

Myftiu theksoi se lajmi i privimit të mbarë botës islame nga Haxhi i sivjetshëm, u kompensua disi me lajmin historik të rikthimit në funksion të xhamisë së madhe të Shën-Sofisë (Ayasofya), lajm që gëzoi pa masë myslimanët e mbarë botës, të cilët vërshuan drejt Stambollit për të marrë pjesë në atë ceremoni model të organizimit të faljes së xhumasë së parë, pas disa dekadash, kur amaneti i të bekuarit Sulltan Mehmet Fatihut, ishte nëpërkëmbur dhe tjetërsuar.

Pak ditë më parë, Myftiu i Shkodrës, gjatë një hytbe xhumaje të mbajtur në një prej xhamive të qytetit, tha se çlirimi i Kostandinopojës, Stambolli i sotëm është një sihariq i profetit Muhamed a.s, e cila më pas do të rrezatonte besim, bashkëjetesë dhe paqe në mes të gjitha besimeve qiellore.

“...Data 10 Korrik 2020 është tashmë një ditë historike për mbarë ummetin islam, sepse është rikthim në identitet i amanetit të begatuarit e të sihariquarit në gjuhën e Pejgamberit a.s., për  Sulltan Mehmet Fatihun, Allahu e begatoftë dhe e mëshiroftë. Pra rihapja e dyerve të xhamisë së Shën-Sofisë, është një ngjarje e shumë pritur për elitat e botës islame në Lindje dhe në Perëndim, ndryshe nga bota e hipokritëve, e ndryshe nga bota e armiqve të betuar të islamit. Ajo është çështje që nuk na intereson, sepse kush beson në fjalën e madhe të Pejgamberit a.s seDo ta çlironi, do ta merrni e do të ngadhënjeni mbi Kostandinopojën, e i bekuar ai udhëheqës i saj, e të bekuar ushtarë të asaj ushtrie’. Kush beson në këtë fjalë të madhe të Pejgamberit a.s, gëzohet pa asnjë dyshim për ngadhënjimin e islamit e myslimanëve që është bekim dhe mëshirë edhe për jo-myslimanët , jo vetëm në Kostandinopojë, por në çdo cep të botës, sikur ka dëshmuar historia e jonë e sikurse e dëshmojnë edhe gjurmët e ndritura të hyrjes së madhe triumfuese të Sulltanit tonë në Kostandinopojë. E dini ju se si është sjellë me priftërinjtë e me kishat e tyre, e me të krishterët?!. Një marrëdhënie korrekte, siç e urdhëron Kur’ani Famëlartë, ndryshe nga ç’kemi parë me sjelljen e ushtrive të tjera e forcave të tjera jo-islame kur hynë në një vend shkatërrojnë, vrasin, presin e djegin, e transformojnë çdo gjë që kanë para duarve shenjtëritë materiale e shenjtërinë e shenjtërive që është vetë njeriu. Mjafton Srebrenica që e kemi më afër në kohë e mjafton Kosova e jonë si argument për këtë që po them...“.    

Vlen të përmendet se Shën-Sofia (Ayasofya) shërbeu si kishë për  916 vjet deri në çlirimin e Stambollit, dhe pas një marrëveshjeje të vullnetshme e të lirë në mes Sulltan Mehmet Fatih i II dhe parisë së Kishës Bizantine u kthye si xhami, pikërisht nga viti 1453 deri në 1934, gati 500 vjet, dhe më pas si muze për 86 vjet.

Gjykata e Lartë Turke anuloi dekretin e vitit 1934, e cila e shndërroi Shën-Sofinë në muze, duke i hapur rrugën përdorimit të saj si xhami.

***

-Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj pozitiv me COVID-19

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka njoftuar se pas testimit, ka rezultuar pozitiv nga COVID-19. 

Ai bën me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nga të martën e kaluar punën do e vazhdojë me të njëjtën përkushtim nga shtëpia.

“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga COVID-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj. Lus më të mirën për familjet tuaja. Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj. Do shihemi sërish”, shprehet Veliaj.

***

-Pandemia globale Covid-19 zgjeron hartën për eksportuesit shqiptarë në vende të ndryshme

Eksportuesit shqiptarë kanë treguar zgjuarsi në kohën e pandemisë së Covid-19 duke diversifikuar produktet e tyre por edhe shtrirjen gjeografike të marrëdhënieve tregtare.

Kreu i Shoqatës së Eksportueseve Shqiptarë, Alban Zusi në një intervistë mediatike thekson se ishte koha e duhur për të bërë këto lëvizje.

Të dhënat e institutit te statistikave për 6 mujorin e parë të 2020 tregojnë se eksportet në vlerë drejt Gjermanisë përbëjnë 6.6 për qind të totalit me një rritje rreth 2 pikë përqindje në raport me vitin e kaluar. Por sipas Zusit janë shtuar edhe vende të tjera.

Ndërkohë që pesha e eksporteve me Italinë në vlerë në raport me totalin ka pësuar rënie. Sipas të dhënave zyrtare eksportet drejt Italisë në vlerë përbënin 45.6% të totalit, me rënie 4 pikë përqindje në raport me një vit më parë, në të njëjtën periudhë. Dhe humbjen për biznesit vendas sipas Zusit shkojnë në rreth 20%.

Në raport me vitin e kaluar importet në vlerë shënuan ulje me vendet që u goditën më së shumti nga pandemia si: Kina dhe Italia dhe u rritën me vende të tilla si: Turqia, Gjermania, Greqia dhe Rusia.

***

-Katari zgjeron ndihmën dhe bashkëpunimin me institucione të ndryshme të Shqipërisë 

Ambasadori i Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al Marri ka zhvilluar një vizitë në Shkodër, ku është pritur nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila i uroi mirëseardhjen si dhe shprehu falënderime për ambasadorin dhe përmes tij shtetin e Katarit për kontributin e vazhdueshëm të shtrirë në vite edhe për Shkodrën.

Ademi shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në sektorë të rëndësishëm si arsimi, mbështetja e shtresave në nevojë, përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm etj.

“…Sot unë kam patur kënaqësinë për me prit ambasadorin në një vizitë kortezie, mbi të gjitha në një vizitë, e cila do të vijoj në një bashkëpunim më të rëndësishëm e më të madh në fushën e ndihmës për njerëzit më në nevojë. Gjatë takimit pata mundësinë me falënderuar ambasadorin për ndihmën që populli i Katarit, shteti i Katarit i ka dhënë Shqipërisë,  por veçanërisht Shkodrës në ndërtimin e veprave të kultit, në ndërtimin e qendrave shëndetësore, shtëpi për njerëzit më të varfër, ndihmën humanitare mjekësore gjatë emergjencave, por jo vetëm. Sot kemi firmos një marrëveshje të rëndësishme që lidhet me projektin në vijim për hapjen e puseve në qendrat tona të banimit, aty ku vërtet ka nevojë dhe ku mungon uji i pijshëm. Bëhet fjalë për 35 të tilla që ne do të ndërtojmë në çdo Njësi Administrative, proces që ka nisur e që shpresoj që të ndihmojë shumë për të zgjidhur një problem shumë të madh që kanë këto lagje, këto familje, këto fshatra në Bashkinë e Shkodrës. Në fund e falënderoj ambasadorin edhe një herë për prezencën e tij edhe  për ndihmën e vazhdueshme e  për bashkëpunimin e vlefshëm për qytetarët e Shkodrës…”.

Nga ana e tij, ambasadori i Katarit, Ali bin Hamad Al Marri ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me Bashkinë e Shkodrës.

Ai është shprehur i gatshëm për të intensifikuar bashkëpunimin, me synim rritjen e investimeve nga Katari në Shkodër. 

“…Falënderojmë nga zemra zonjën kryetare për mirëpritjen e ngrohtë. Diskutuam një sërë çështjesh ku mund të kemi një bashkëpunim për disa projekte të cilat do të vihen në shërbim të popullit të qytetit të Shkodrës. Së shpejti do të kemi një koordinim në vijim për këto projekte dhe do të shohim hapësirat e realizimit të tyre. Vizita jonë sot në Shkodër është e lidhur me donacionet që ka dhënë populli Katarit për të hapur 35 puse nëpërmjet shoqatës “Qatar Charity”  .Sigurisht kjo është një punë humanitare. Këto puse që do të hapen sikurse e tha edhe zonja kryetare nuk do ti shërbejnë vetëm shkollave dhe qendrave shëndetësore, por edhe banorëve të zonës aty ku do të jenë puset.  Ne shpresojmë shumë dhe dëshirojmë që ky bashkëpunim të zgjatet edhe më tej në të gjitha fushat…” .

Gjatë takimit, është nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e 35 puseve në territorin e Bashkisë së Shkodrës, një hap i parë për përmirësimin e furnizimit me ujë në disa zona.

Marrëveshja është nënshkruar nga nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës Arben Gjuraj dhe drejtori i Shoqatës “Qatar Charity” Shawki Abou Seif.

Nga kjo marrëveshje, do të përfitojnë banorët në njësitë administrative të Shkodrës si: Rrethina, Guri i Zi, Ana e Malit, Velipojë, Dajç, Postribë dhe Bërdicë. 

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme