Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut arrin në 480

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 119 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 10.617 numrin e përgjithshëm të të prekurve me këtë virus në vend.

1464744

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 4 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 480.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 100.940 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.325 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 6.020, përfshirë 89 në 24 orët e kaluara, ndërsa numri i rasteve aktive 4.117. (AA)

Lajme të ngjashme