Dendias: Greqia është e gatshme për dialog me Turqinë

“Problemi i vetëm i vendit të tij me Turqinë është përcaktimi i platformës kontinentale dhe i juridiksioneve detare", bëri të ditur ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias.

1463448
Dendias: Greqia është e gatshme për dialog me Turqinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias bëri të ditur se janë të gatshëm për dialog me Turqinë, ndërsa tha se “Problemi i vetëm i vendit të tij me Turqinë është përcaktimi i platformës kontinentale dhe i juridiksioneve detare”.

Nikos Dendias u prononcua gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të organizuar në Athinë pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme, Bashkimin Evropian dhe Bashkëpunim të Spanjës, Arancha Gonzales Laya.

Shefi i diplomacisë greke bëri të ditur se me homologen e tij spanjolle biseduan për çështjet e emigrantëve dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor, ndërsa tha se me ministren Laya janë dakorduar që BE-ja të mbajë një qëndrim më aktiv në çështjen e Libisë.

Dendias preku edhe në deklaratat e zëdhënësit të Presidencës turke Ibrahim Kalin në lidhje me punimet e sondimit në Mesdheun Lindor, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne jemi të gatshëm për dialog me Turqinë. Problemi i vetëm i vendit të tij me Turqinë është përcaktimi i platformës kontinentale dhe i juridiksioneve detare”.

Gjatë pjesëmarrjes në një kanal televiziv privat zëdhënësi Kalin theksoi se “Greqia është një fqinje e rëndësishme e Turqisë” dhe shtoi: “Në kuadër të direktivave të Presidentit Recep Tayyip Erdogan ne jemi të gatshëm të diskutojmë me Greqinë për të gjitha çështjet si Egjeu, platforma kontinentale, ishujt, hapësira ajrore, punimet e sondimit dhe të gjitha çështjet dypalëshe në Mesdheun Lindor”.

Kalin duke prekur edhe në tensionimin me Greqinë në lidhje me NAVTEX-in tha se “aktivitetet në rajon mund të presin për pak kohë”.

 


Lajme të ngjashme