Trevat shqiptare vazhdojnë të përballen me sfidat në luftën kundër epidemisë së COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria regjistroi 67 raste të reja me COVID-19, Kosova 5, ndërsa Maqedonia e Veriut 137 raste të reja të infektimit.

1461990
Trevat shqiptare vazhdojnë të përballen me sfidat në luftën kundër epidemisë së COVID-19

Shqipëri janë regjistruar 67 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 6 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 4.637 dhe numri i të vdekurve në 134.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë realizuar 304 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet më të larta janë regjistruar në Tiranë.

Sipas të dhënave të ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar në 2.637 numrin e të shëruarve.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 38.179 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.

Ndërkaq autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 5 persona të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) kanë ndërruar jetë duke e çuar në 169 numrin e viktimave nga ky virus.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 237 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 6.917.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 555 mostra të dyshuara me COVID-19 ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 33.844 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 139 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 3.753 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.955.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 137 raste të reja me koronavirus, kurse 9 persona kanë vdekur. Me këtë numri i përgjithshëm i të prekurve nga COVID-19 në vend ka arritur në 9.934, dhe me 460 të vdekur.

Sipas njoftoimit të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar në rrejtet sociale, 9 persona kanë vdekur, prej të cilëve tre janë nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe nga një pacient nga Shtipi dhe Struga, dhe dy nga Gostivari.

Sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 103 të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 5.357.

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1.542 teste të COVID-19, kurse deri më tani janë bërë në total 94.092 teste. (AA)



Lajme të ngjashme