Kosovë, shënohen 181 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 8 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar në 158 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga ky virus.

1460720

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 181 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 6.467.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në bashkinë e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 420 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga 8 shkurti deri më tani janë testuar gjithsej 32.795 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 136 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 3.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.804. (AA)

Lajme të ngjashme