Delegacioni Përfaqësues Turk në KFOR dhuron ndihma në veshje për 200 fëmijë në Kosovë

Delegacioni Përfaqësues Turk, në kuadër të Forcës Paqeruajtëse në Kosovë (KFOR), dhuron ndihmë në veshje për Festën e Bajramit të Kurbanit për 200 fëmijë në nevojë në të gjithë Kosovën.

1459099

Në shpërndarjen e ndihmave në fjalë e organizuar në bashkëpunim me bashkinë e Prizrenit, morën pjesë edhe kryetari i bashkisë Mutaher Haskuka dhe kryetari i Delegacionit Përfaqësues Turk në Kosovë, koloneli Savas Yanar.

Kryetari Haskuka në një prononcim për gazetarët tha se ata bënë përpjekje që për shpërndarjen e ndihmave t’i zgjedhin fëmijët e familjeve që janë në pozitë më të vështirë.

Ndihma në veshje, e cila filloi të shpërndahet më 16 korrik në Lipjan afër kryeqytetit Prishtinë, do t'u dorëzohet 200 fëmijëve në nevojë në 7 bashki në tërë Kosovën deri në Festën e Bajramit të Kurbanit (e premte 31 korrik).

Lajme të ngjashme