Rajoni i Ballkanit vazhdon luftën e tij kundër COVID-19

Trojet shqiptare po vazhdojnë të ballafaqohen me problemet në luftën kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

1457668
Rajoni i Ballkanit vazhdon luftën e tij kundër COVID-19

Në Shqipëri janë regjistruar 102 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 4 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 4.008 dhe numri i të vdekurve në 111.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë realizuar 501 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet më të larta janë regjistruar në Tiranë.

Sipas të dhënave të ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 50 qytetarë, duke e çuar në 2.264 numrin e të shëruarve nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 35.107 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 6 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë ndërruar jetë duke e çuar në 130 numrin e të viktimave nga ky virus.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 145 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 5.617.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar 562 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar 30.567 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 171 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 2.811 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.676.

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 241 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), që është numër rekord i rasteve të reja të regjistruar brenda ditës.

Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në vend është rritur në 9.026.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 8 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 414.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 84.916 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.700 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 4.727, prej të cilëve 51 në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive 3.885. (AA)



Lajme të ngjashme