Varrosen edhe 9 viktimat e gjenocidit të Srebrenicës

Salko Ibisheviç dhe Hasan Peziç janë në mesin e 9 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës më 11 korrik të vitit 1995 të cilët janë varrosur sot në varrezat Memoriale në Potoçari të Bosnjë-Hercegovinës.

1453351
Varrosen edhe 9 viktimat e gjenocidit të Srebrenicës

Salko Ibisheviç dhe Hasan Peziç janë në mesin e 9 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës më 11 korrik të vitit 1995 të cilët janë varrosur sot në varrezat Memoriale në Potoçari të Bosnjë-Hercegovinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Ibisheviç është viktima më e re e varrosur në varrezat Memoriale këtë vit. Ai ishte vetëm 23-vjeç kur u vra. Eshtrat e tij u gjetën në varrin sekondar masiv në Liplje, në komunën e Zvornikut në vitin 2001.

Trupi i tij i paplotë u lëshua në varr nga babai i tij Ahmo.

Viktima më e vjetër e varrosur është Hasan (Alije) Peziç nga Pustosha afër Vlasenicës. Ai u zhduk në vitin 1995 në zonën e Kozlukut. Trupi i tij u zhvarros nga një varr masiv në Kozluk në vitin 1999.

Mbetjet mortore të Hasanit, i cili ishte 70-vjeç në kohën e vdekjes së tij, i lëshoi në varr djali i tij Fikret.

 


Lajme të ngjashme