Protestat në Serbi, rrëzohet gardhi para parlamentit

Protestat në Beograd kanë vazhduar edhe në ditën e katërt, ndërsa mbrëmjen e të premtes protestuesit rrënuan gardhin para parlamentit serb.

1453090
Protestat në Serbi, rrëzohet gardhi para parlamentit

Protestat në Beograd kanë vazhduar edhe në ditën e katërt, ndërsa mbrëmjen e të premtes protestuesit rrënuan gardhin para parlamentit serb, respektivisht zhvendosën atë tek shkallët e ndërtesës ku dhe ndezën pishtarët, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit u tubuan para parlamentit serb në ditën e katërt me radhë kundër masave të ndërmarra nga qeveria për të luftuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Siç raporton gazetari i AA-së, në Beograd mbrëmja ishte e qetë deri në orën 21:15, por më pas protestuesit rrënuan gardhin para parlamentit dhe depërtuan në shkallët e ndërtesës.

Protestuesit të cilët kaluan gardhin dëbuan edhe gazetarët dhe kameramanët para hyrjes së ndërtesës, me qëllim që t'i pengojnë të regjistrojnë atë që ndodhte atje.

Para parlamentit nuk kishte forca policore, ndërsa kordoni i sigurisë u formua pasi protestuesit rrënuan gardhin.

Protestuesit po ashtu hidhnin pishtarë, gurë dhe sende të tjera në drejtim të policisë.

 


Lajme të ngjashme