Gjenocidi i Srebrenicës - Përfundon "Marshimi i Paqes", sot varrosen 9 viktima të identifikuara

"Marshimi i Paqes" i organizuar tradicionalisht në rrugën e përdorur nga civilë boshnjakë që u arratisën për të shpëtuar nga gjenocidi në vitin 1995 në Srebrenicë, përfundoi në Varrezat Memoriale të Potoçarit.

1453114
Gjenocidi i Srebrenicës - Përfundon "Marshimi i Paqes", sot varrosen 9 viktima të identifikuara

"Marshimi i Paqes" i organizuar tradicionalisht në rrugën e përdorur nga civilë boshnjakë që u arratisën për të shpëtuar nga gjenocidi në vitin 1995 në Srebrenicë, në lindje të Bosnje-Hercegovinës, për të arritur në Tuzla përmes rrugës pyjore përfundoi në Varrezat Memoriale të Potoçarit.

Në marshimin e organizuar në kuadër të veprimtarive përkujtimore të 25-vjetorit të gjenocidit, ku trupat serbe vranë brutalisht të paktën 8 mijë 372 civilë boshnjakë, për shkak të epidemisë së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) këtë vit morën pjesë rreth 400 persona të cilët u pritën nga nënat e Srebrenicës në afërsi të varrezave.

Ata që morën pjesë në "Marshimi i Paqes", që u organizua për të 16-n herë, pas udhëtimit të vështirë 3-ditorë, hynë në varreza duke u lutur për viktimat e gjenocidit.

Pas pushtimit të Srebrenicës në lindje të vendit nga trupat serbe nën komandën e Ratko Mladiq më 11 korrik 1995, civilët boshnjakë, të cilët u strehuan tek ushtarët holandezë që ndodheshin aty në kuadër të misionit të OKB-së, më vonë iu dorëzuan serbëve.

Serbët lejuan që gratë dhe fëmijët të largohen në zonën nën kontrollin e ushtarëve boshnjakë, ndërsa vranë brutalisht të paktën 8 mijë e 372 civilë boshnjakë në zona pyjore, fabrika dhe depo dhe i varrosën në varreza masive.

Në punimet e nisura pas luftës për gjetjen e personave të zhdukur viktimat, trupat e të cilëve u gjetën në varreza masive, pas identifikimit varrosen me ceremoninë që organizohet çdo vit më 11 korrik në Varrezat Memoriale të Potoçarit.

Ndërkohë këtë vit 9 viktima të tjera të identifikuara të gjenocidit të Srebrenicës do të varrosen sot (11 korrik) në Varrezat Memoriale të Potoçari.

 


Lajme të ngjashme