Serbi - Protestat lanë prapa ditën e tretë

Në Serbi protestat, që nisën për shkak të masave kundër koronavirusit të ri (Covid-19), por që më pas u kthyen në protesta masive antiqeveritare, vazhduan edhe në ditën e tretë.

1452453
Serbi - Protestat lanë prapa ditën e tretë

 Në Serbi protestat, që nisën për shkak të masave kundër koronavirusit të ri (Covid-19), por që më pas u kthyen në protesta masive antiqeveritare, vazhduan edhe në ditën e tretë.

Krahas kryeqytetit të vendit, Beograd, protestat u përhapën edhe në qytete të tjera si Nish dhe Novi-Sad. Në dallim nga dy ditët e mëparshme protestat e të enjtes në mbrëmje ishin më paqësore dhe nuk pati incidente.

Me mijëra manifestues u mblodhën para goditës së Parlamentit në Beograd dhe protestuan ndenjur duke reaguar ndaj disa grupeve radikale që kishin shkaktuar incidente në protestat e mëparshme.

Pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë protestuesit e shprehën me pankarta, ku ishin shkruar mesazhe të ndryshme. Disa nga manifestuesit lexonin libra, të tjerë këndonin dhe luanin valle.

Për të treguar se ishin ndryshe nga grupet që shkaktuan konfrontim me policinë manifestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimin: “Mos u mashtro, protesto ndenjur!”

Kurse në protestën e organizuar në qytetin Nish me mijëra manifestues marshuan deri në qendër të qytetit dhe protestuan ndenjur për pak kohë para godinës së bashkisë.

Turma e mbledhur para bashkisë u ul në pika të caktuara duke ruajtur distancës (Covid-19) dhe dha mesazhin se ata nuk ishin për protestë të dhunshme.

Protesta pa incidente pati edhe në qytetet e tjera të Serbisë si: Novi-Sad, Çaçak, Kragujevaç, Leskovaç, Zajeçar, Bor, Kraljev, Vranje dhe Krusevaç.

Me mijëra njerëz u mblodhën të martën në mbrëmje para parlamentit për të protestuar vendimin Presidentit Vuçiç për të shpallur ndalimqarkullim në fundjavë për shkak të rritjes së numrit të rasteve të infektuara me koronavirus.



Lajme të ngjashme