Numri i infektimeve me COVID-19 në Kosovë shënoi rritje të dukshme

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës njoftoi se 8 pacientë me COVID-19 vdiqën në Kosovë të shtunën dhe se janë regjistruar 178 raste të reja të infektuar me virus.

1449306

Në Kosovë, numri i vdekjeve është rritur në 66 që nga fillimi i epidemisë.

Në 24 orët e kaluara, nga 346 mostra të testuara të dyshimta në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve në terren, 178 persona rezultuan pozitivë me koronavirus. Në Prishtinë janë regjistruar 81 raste pozitive.

Që nga 8 shkurti, janë testuar 24.921 mostra, nga të cilat 3.356 ishin pozitive me COVID-19. Në 24 orët e fundit, 50 pacientë u shëruan, kështu që numri i pacientëve të kuruar u rrit në 1.874. Aktualisht ka 1.416 raste aktive. (AA)

Lajme të ngjashme