Shqipëri, 2 të vdekur dhe 67 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri janë konfirmuar edhe 67 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë edhe 2 persona të tjerë kanë ndërruar jetë.

1448884
Shqipëri, 2 të vdekur dhe 67 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri janë konfirmuar edhe 67 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë edhe 2 persona të tjerë kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri bashkë me rastet e reja është rritur në 2.819 dhe numri i të vdekurve nga virusi në 74, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 376 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Tiranë.

Sipas ministrisë, janë shëruar edhe 45 qytetarë, duke e rritur në 1.637 numrin e të shëruarve dhe aktualisht janë 1.108 persona aktivë me COVID-19.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 28.409 testime dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë testimet për rastet e dyshuara.

 


Lajme të ngjashme