Kryeministri Rama: Fletërrufeja speciale ndaj Thaçit e Veselit, njollë turpi në historinë botërore

“Erdha në Prishtinë për të mësuar më shumë në lidhje me aktakuzat e Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli”,- u shpreh Kryeministri Rama.

1447605
Kryeministri Rama: Fletërrufeja speciale ndaj Thaçit e Veselit, njollë turpi në historinë botërore
Edi Rama_Kosova Ziyareti_Hashim Thaçi.jpeg
Edi Rama_Kosova Ziyareti_Avdullah Hoti.jpg
Edi Rama_Kosova Ziyareti_Shpend Ahmeti.jpeg
Edi Rama_Kosova Ziyareti_Vjosa Osmani.jpg
Edi Rama_Kosova Ziyareti_Kadri Veseli.jpg
Gent Cakaj_Richard Grenell.jpg
Arnavutluk_15 Temmuz, anma etkinliği.jpg
Arnavutluk_15 Temmuz, anma etkinliği2.jpg
Arnavutluk_Elbasan_Maarif Okulları_mezuniyet tören_2020_2.jpg
BM 75. Genel Kurulu Başkan Yardımcısı_Besiana Kadare.jpg
Arnavutluk Türkiye B.Elçisi_İşkodra Müftülüğüne ziyaret.jpg
Arnavutluk Maarif Okullar_Univesity of New York Tirana.jpg
Arnavutluk_15 Temmuz, anma etkinliği2.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (27/2020)

Kryeministri Rama: Fletërrufeja speciale ndaj Thaçit e Veselit, njollë turpi në historinë botërore të drejtësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili zhvilloi në fillim të kësaj jave një vizitë zyrtare në Kosovë, është shprehur për qëllimin e tij në Prishtinë “për të mësuar më shumë në lidhje me aktakuzat e Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli”.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletërrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore të drejtësisë, që praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur vetëm në epokat e sundimeve ideologjike”, tha Rama.

Ndërkaq, kryeministri shqiptar ka zhvilluar takime me udhëheqës të institucioneve shtetërore si dhe liderë politikë në Kosovë.

Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka takuar homologun e tij kosovar Avdullah Hoti në ndërtesën e Qeverisë në Prishtinë. 

Me këtë rast, siç njofton komunikata nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, kryeministri Hoti tha se Qeveria e konsideron natyrshëm Shqipërinë si partnerin më të afërt dhe strategjik “në procesin e realizimit të synimeve integruese euroatlantike”.

Duke folur për gjendjen e krijuar në vend pas ngritjes së aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj presidentit Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Veseli, kryeministri Hoti theksoi se Kosova tashmë ka një kulturë të dëshmuar institucionale për t’i përballuar me dinjitet sfidat e tilla.

Po ashtu, kryeministri Hoti theksoi se, pavarësisht rrethanave dhe vështirësive që mund të dalin gjatë procesit Qeveria është e përkushtuar që ta zhvillojë agjendën e saj të integrimeve euroatlantike.

Në anën tjetër, kryeministri Rama ofroi mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për institucionet dhe popullin e Kosovës.

“Shqipëria i ka qëndruar dhe do t’i qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës”, tha Rama, duke theksuar se edhe në të ardhmen, Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset.

Në fund të këtij takimi, kryeministri Rama e ftoi kryeministrin Hoti për një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila pritet të realizohet këtë të premte, më 3 korrik 2020.

Kryeministri Rama është takuar edhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe me kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Rama gjithashtu ka takuar kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, si dhe kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Pikërisht ky i fundit, bashkë me presidentin Thaçi, akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë “për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura”.

Nga  ana tjetër edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar përsëri në lidhje me aktakuzën "për krime lufte" ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, duke shprehur edhe solidaritetin ndaj tyre.

Presidenti Meta në një konferencë për mediat tha se nuk është hera e parë që ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka aktakuza dhe shtoi se "të gjithë kemi eksperiencën e këtyre 21 viteve, ku pala e humbur, pala që shkaktoi luftën, dhunën dhe gjenocidin e ka kthyer në një strategji të saj njollosjen e UÇK-së, por jo thjesht vetëm kaq, por mundësisht edhe dëmtimin e funksionimit të shtetit të Kosovës".

Presidenti Meta në vijim të deklaratave të tij për mediat tha se me urtësi dhe unitet udhëheqësit kosovar do të dinë ti përballojnë këto sfida provokuese.

"Natyrisht që ky është një zhvillim mjaft sfidant i cili absolutisht që jam i sigurt që do të përballohet me shumë urtësi, unitet, por edhe largpamësi nga jo vetëm këta dy personalitete, në radhë të parë nga presidenti i Kosovës i cili gjithashtu ka qenë edhe udhëheqësi kryesor politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe nga Veseli", është shprehur Meta.

Meta tha gjithashtu se “shpreh edhe një herë solidaritetin tim edhe si president i Republikës, por edhe si mik, si shok, me presidentin e Kosovës, por edhe me kryetarin e PDK-së, Veseli. Jam i sigurt që ata do ta përballojnë me mjaft dinjitet dhe përgjegjësi këtë moment, duke bërë edhe një shërbim tjetër për të konfirmuar drejtësinë e luftës së UÇK-së, por edhe për të rrëzuar këtë strategji tepër të gabuar dhe provokative që kërkon të mbajë peng gjithë rajonin tonë dhe të ngadalësoje proceset e integrimit evropian”.

***

-Ministri Cakaj në Shtëpinë e Bardhë, takon Grenell: Nuk ka marrëveshje për ndarje të Kosovës 

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është pritur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, nga i Dërguari Special i Presidentit Trump për negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës, ambasadori Richard Grenell.

Diskutimi u përqendrua në rëndësinë e një marrëveshjeje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

“Për sqarim: S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Cakaj sa i përket takimit të zhvilluar.

Cakaj shprehu gjithashtu bindjen se pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës.

***

-Pas Turqisë si president në postin e sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Shqipëria zgjidhet në postin e zv/presidentit

Shqipëria zgjidhet në postin e Zëvendëspresidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Lajmin e bëri të ditur Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, e cila u shpreh “krenare të njoftojmë se Shqipëria është zgjedhur Zëvendës Presidente e seancës së 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”.

“Është një nder i veçantë të shërbejë si Zv/Presidente e këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia”, tha Kadare.

“Është një privilegj i madh dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një shikueshmëri të madhe në arenën ndërkombëtare”, u shpreh ajo.

Secili grup rajonal në Kombet e Bashkuara përfaqësohet me një Zëvendës President në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (ku përfshihet Ballkani, Evropa Lindore, Rusia, Ukraina, Bjellorusia, Azerbajxhani, Armenia etj.)

Presidenti Ilir Meta e ka vlerësuar caktimin e Shqipërisë për të mbajtur postin e Zëvendëspresidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si “një mundësi shumë e mirë për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në këtë institucion tepër të rëndësishëm botëror”.

Ai i ka uruar “shumë suksese Ambasadores Besiana Kadare në ushtrimin e kësaj detyre dhe përgjegjësie të lartë”.

***

-“Rëndësia e 15 Korrikut - Fitores së Demokracisë dhe Shpirtit të Unitetit Kombëtar” 

Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë organizon për nxënësit dhe studentët që mësojnë turqisht në Shqipëri, konkursin e krijimtarisë së kompozicionit me temë “Rëndësia e 15 Korrikut - Fitores së Demokracisë dhe Shpirtit të Unitetit Kombëtar”.
Një garë e tillë mes nxënësve në Shqipëri ka të bëjë pikërisht në lidhje me tentativën e dështuar për grusht-shteti në Turqi më 15 korrik 2016, në lidhje me tiraninë që u përpoqën ti bënin demokracisë dhe unitetit së Republikës së Turqisë nga organizata terroriste FETO.

Gjithashtu studentët që mësojnë gjuhën turke në qendrat kulturore të institutit "Yunus Emre" përmes këtij konkursi do të mësojnë dhe ndërgjegjësohen për rëndësinë e fitores së demokracisë si dhe do të arrijnë të përjetojnë kujtime të freskëta rreth kësaj datë të shënuar për popullin trim dhe heroik turk, nën udhëheqjen e pashembullt të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

***

-Gjimnazi i Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri organizon ceremoninë e diplomimit

Gjimnazi "New York High School", që është pjesë e fondacionit turk “Maarif” në Shqipëri, organizoi në mesin e kësaj jave ceremoninë e diplomimit të nxënësve të tij.

ceremoninë e mbajtur në ambientet e shkollës në Tiranë sipas protokolleve të përcaktuara për shkak pandemisë së koronavirusit ishin të pranishëm mësuesit dhe nxënësit që u diplomuan këtë vit, ka njoftuar Zyra e Fondacionit Turk “Maarif” në Shqipëri.

Momentet emocionale u përjetuan nga 43 nxënësit e diplomuar duke lëshuar kapelat tradicionale dhe tullumbacet e bardha në qiell.

Sipas njoftimit, drejtoresha e Gjimnazit "New York High School", Lidra Meidani, në fjalën e saj u dha nxënësve mesazhin se duhet të përpiqen të bëjnë më të mirën e mundshme, në çdo ditë të jetës së tyre. 

Administratori i shkollës, Mehmet Işıker, ka theksuar gjatë ceremonisë se ky diplomim është një hap i rëndësishëm, në rrugëtimin e jetës së nxënësve.

Gjatë këtij udhëtimi është e mundur të dalin pengesa nga më të ndryshmet. E megjithatë, ajo çka ata duhet të bëjnë është që, gjithmonë të shohin përpara drejt së ardhmes dhe vazhdimisht të përmirësojnë vetveten", është shprehur Işıker.

Fondacioni Turk Maarif administron disa institucione arsimore në Shqipëri, si Universitetin “New York Tirana”, gjimnazet "New York High School" dhe "IMSA High School Elbasan", shkollën 9-vjeçare "New York Basic Education" dhe kopshtin "IMSA Farm-Kindergarten".

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri



Lajme të ngjashme