Mali i Zi hap kapitullin e fundit të negociatave me BE–në

Këshilli Kombëtarë i Shqiptarëve në Mal të Zi i bën ftesë liderëve politik shqiptarë që të bashkohen në zgjedhje.

1446806
Mali i Zi hap kapitullin e fundit të negociatave me BE–në

Mali i Zi hap kapitullin e fundit të negociatave me BE–në

Mali i Zi hapi  Kapitullin 8-të fundit në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Qeveria malazeze konfirmoi se Kapitulli 8, i cili përfshin mbrojtjen e konkurrencës dhe ndihmën shtetërore, u hap në një konferencë ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel, në nivel ambasadorësh. Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha se hapja e këtij kapitulli është “sinjal i qartë i angazhimit tonë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe politikës së zgjerimit”.  Ai ka shtuar se tani kërkohet përqendrimi në reforma , sidomos në fushën e sundimit të ligjit me qëllim që Mali i Zi të mund të përparojë edhe më tepër në rrugën drejtë BE. Kryetari i Këshillit parlamentarë për stabilizim dhe asocim Vlladimir Billçik e ka përgëzuar Malin e Zi për hapjen e këtij kapitulli të rëndësishëm. Drejtorja për Ballkanin perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për politikën fqinjësore dhe bisedimet për zgjerim, Henoveva Ruiz Kalavera, ka theksuar se hapja e kapitullit 8 është hap i rëndësishëm për Malin e ZI. Të përkujtojmë se kapitulli 8 , konkurrenca , përfshinë mbrojtjen e konkurrencës dhe ndihmën shtetërore. Fillimi zyrtar i bisedimeve në kapitullin e fundit është vërtetim i vendosmërisë së Malit të Zi për integrimet evropiane nga njëra anë , si dhe vërtetim i gatishmërisë të BE se dyert mbetet të hapura për shtetet të cilat i plotësojnë detyrimet e veta në rrugën drejtë anëtarësimit. Kryeministri I Malit të Zi, Dushko Markoviq e quajti një ditë të rëndësishme dhe moment historik në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Përndryshe , Mali i Zi i filloi negociatat e pranimit i ka nisur  pra tetë vitesh.

Mali i Zi vërteton kursin e vetë të politikës së jashtme

Ministri i punëve të jashtme ,Srgjan Darmanoviq, ka deklaruar se Mali i Zi me hapjen e të gjithë kapitujve negocues edhe njëherë e ka vërtetuar kursin  e politikës së jashtme dhe pas anëtarësimit në NATO vazhdon me integrimin e plotë në Bashkësinë e demokracive të zhvilluara evropiane. “E ardhmja e Malit të Zi është në BE dhe jemi të bindur se procesi i integrimeve evropiane përmban forcë transformuese e cila nxit zhvillimin e përgjithshëm të shtetit dhe shoqërisë “, ka theksuar Darmanoviq. Ai e ka falënderuar Kroacinë për ndihmë konstante ndaj perspektivës evropiane të rajonit , por edhe për suksesin që agjendën e zgjerimit të BE ta pozicionojë lartë gjatë presidencës me Këshillin e BE, edhe për kundër sfidave të mëdha të shkaktuara nga pandemia. Ambasadorja e përhershme e Kroacisë pran BE, Irena Andrashi, ka theksuar në Bruksel se është e kënaqur që Mali i Zi në ditën e fundit të presidencës kroate me Këshillin e BE ka arritur të hap kapitullin e fundit negocues.

Rritet numri I të infektuarve me koronavirus në Mal të Zi

Në Mal të Zi janë konfirmuar  47 raste  të reja të infektuar me koronavirus,  është kumtuar nga Instituti I  Shëndetit  Publik.  Përndryshe në Mal të Zi prej mesit të qershorit  janë regjistruar 224 raste të prekur me Covid 19. Nga Instituti kanë theksuar  se prej dje në ora 18 janë analizuar 439  mostra,  ku  47  prej të cilave kanë rezultuar pozitiv në koronavirus.  Rastet e reja janë  kryesisht nga Rozhaja dhe nga Podgorica.  Për shkak të situatës së rënduar epidemiologjike, me propozim të Institutit të shëndetit publik, Këshilli Nacional Koordinues ka vendosur që sërish  në Mal të Zi të ndaloj tubimet private, dasmat , mbrëmjet e maturave, si dhe ndalohet puna e klubeve të natës dhe diskotekave. Sipas këshillit Nacional Koordinues këto masa do të jenë në fuqi gjatë 7 ditëve të ardhshme. Pas këtij afati sërish do të analizohet situatat epidemiologjike dhe do te sillet vendim a të vazhdohet më tej  me këto masa,  apo do të ndërpriten. Ndërkohe në Ulqin  pavarësisht përgatitjeve për sezonin turistik , numri I turisteve është farë i vogël. Plazhet  dhe restorantet e karakterit sezonal janë pothuajse të  zbrazura dhe të gjithë presin  ndonjë vendim të radhës të Qeverise malazeze për hapjen e kufijve me shtetet fqinje e sidomos me Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut ,  sepse nga këto vende  graviton  numri më i madh i turistëve në  Ulqin.  

Këshilli Kombëtarë I shqiptarëve në Mal të Zi fton partitë shqiptare që të bashkohen në zgjedhje

Këshilli kombëtarë i shqiptarëve në Mal të Zi i ka ftuar të gjitha subjektet politike të shqiptarëve, respektivisht udhëheqësit e tyre që pa humbur kohë të arrijnë një marrëveshje për pjesëmarrjen në zgjedhje me një listë të përbashkët , “ Lista nacionale e shqiptarëve në Mal të Zi” . Siç kanë kumtuar nga Këshilli kombëtarë i shqiptarëve , ata besojnë se kjo dëshirë e pjesës më të madhe të votuesve shqiptarë në Mal të Zi dhe po ashtu janë të mendimit se në këtë drejtim do të ketë edhe përkrahjen e diasporës. Është e mirë që homogjenizimi i subjekteve politike të bëhet rreth një çështjeje , rreth platformës politike,  e cila do të përfshijë të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Mal të Zi, në bazë të prioriteteve duke filluar nga ruajtja e identitetit kombëtarë, pengimin e asimilimit , përfaqësimin proporcional dhe dinjitoz në institucione, decentralizimi i administratës lokale problematikat e arsimimit në gjuhën shqipe e kështu me radhë . Siç theksohet ekzistojnë argumente të mjaftueshëm se unifikimi i subjekteve nacionale në garën zgjedhore, në ato shtete ku shqiptarët janë pakicë, ka rezultuar pozitiv siç është rasti me Komunën e Tuzit në zgjedhjet e fundit lokale, pastaj në Luginën e Preshevës në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi gjë që ka rezultuar me rritjen e numrit të deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Serbisë.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi raportoi Vera Alibegu Katana



Lajme të ngjashme