Ministri i Mbrojtjes së Serbisë rezulton poziv me COVID-19

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

1444872
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë rezulton poziv me COVID-19

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë theksohet se Vulin ndihet mirë pasi nuk ka simptoma të infeksionit dhe ndodhet në vetizolim.

"Ministri Vulin vazhdon me përmbushjen e detyrave të rregullta të ministrit të Mbrojtjes duke iu përmbajtur të gjitha masave të parashikuara gjatë vetizolimit", theksohet në deklaratë.

Vulin u testua pasi sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes rezultoi pozitiv me COVID-19. (AA)



Lajme të ngjashme