BE-ja këshillon Greqinë: Ndërto marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Turqinë

"Ndërtimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Turqinë do të jetë e dobishme për Greqinë dhe BE-në. Për këtë arsye duhet ta rindërtojmë besimin duke kaluar në kontakt me Turqinë”, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell.

1442814
BE-ja këshillon Greqinë: Ndërto marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Turqinë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell kreu inspektime në rajonin Evros, që ndodhet afër kufirit turko-grek, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Në një konferencë të përbashkët shtypi, Borrell tha se të kesh marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Turqinë do të jetë më e dobishme për vet Greqinë.

"Askush nuk ka arsye më të rëndësishme se ato të Greqisë për të pasur marrëdhënie të mira me Turqinë. Do ta kuptojmë se sa e rëndësishme është kjo çështje nëse mendojmë se Bashkimi Evropian ishte formuar për të krijuar marrëdhënie të mira fqinjësore. Duhet të kujdesemi edhe për interesat tona. Prandaj, ne duhet ta rindërtojmë besimin duke kontaktuar Turqinë. Zhvillimi i marrëdhënieve tona dhe zgjidhja e problemeve ekzistuese do të jetë në të mirë të BE-së, Turqisë dhe vet Greqisë", vlerësoi shefi i politikës së jashtme evropiane.

 


Lajme të ngjashme