Serbi – Fillon votimi për zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore

Zgjedhësit në Serbi po u drejtohen sot (21 qershor) kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore.

1440119
Serbi – Fillon votimi për zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore

Plot 6.584.376 votues kanë filluar të votojnë duke filluar nga ora 07:00 me kohën lokale në qendrat e votimit, ndërkohë që vendi është ende nën ndikimin e pandemisë së koronavirusi të ri (COVID-19).

Gjatë këtij procesi votimi që do të vijojë deri në orën 20:00 (me kohën lokale), krahas 250 deputetëve të rinj të kuvendit kombëtar, do të përcaktohen edhe 120 anëtarët e parlamentit të Krahinës Autonome të Vojvodinës dhe anëtarët e këshillave të komunave dhe bashkive në mbarë vendin.

Bëhet e ditur se në 8.253 qendrat e votimit në mbarë Serbinë po tregohet kujdes për distancën sociale dhe rregullat e higjienës.

Në zgjedhjet e përgjithshme garojnë 3.419 kandidatë në gjithsej 21 lista.



Lajme të ngjashme