Turqia vazhdon të riatdhesojë shtetasit e saj nga Shqipëria dhe Mali i Zi

Nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, nga Shqipëria është nisur drejt Turqisë një grup tjetër i shtetasve turq, që u bllokuan për shkak të masave kundër pandemisë globale, COVID-19.

1436688
Turqia vazhdon të riatdhesojë shtetasit e saj nga Shqipëria dhe Mali i Zi
Arnavutluk-taki Türk vatandaşlarının tahliyesi_2.jpg
Arnavutluk-taki Türk vatandaşlarının tahliyesi_4.jpg
Arnavutluk-taki Türk vatandaşlarının tahliyesi_7.jpg
Arnavutluk-taki Türk vatandaşlarının tahliyesi_9.jpg
Air Albania.jpg

Nga Tirana drejt Stambollit niset grupi tjetër i shtetasve turq të bllokuar për shkak të pandemisë së koronavirusit

Nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, nga Shqipëria është nisur drejt Turqisë një grup tjetër i shtetasve turq, që u bllokuan për shkak të masave kundër pandemisë globale, COVID-19.

 

Gjatë përcjelljes së qytetarëve turq që ishin me qëndrim të përkohshëm në Shqipëri dhe Malin e Zi, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” ishte i pranishëm zv/ambasadori i Turqisë në Tiranë, Muammer Hakan Cengiz, dhe zyrtarë të tjerë të ambasadës.

Procesi i riatdhesimit të shtetasve turq është realizuar pas bashkëpunimit të autoriteteve të Shqipërisë dhe Malit të Zi, me qëllim lehtësimin e procedurave.

Halil Önen është një prej shtetasve turq që u kthye në vendin e tij dhe në një prononcim mediatik ai tha se për 3 muaj nuk ka mundur të kthehet në Turqi si pasojë e problemeve të krijuara nga koronavirusi.
"Tani u bë e mundur të kthehemi në vendin tonë. Për mundësimin e kësaj, dua t'i falënderoj veç e veç punonjësit e konsullatës, ambasadorin e nderuar dhe konsullin, sepse kjo kishte rëndësi shumë të madhe për ne. Prej muajsh nuk arrijmë të flasim siç duhet me familjet tona. Tani erdhi koha të takohemi me ta. Dua të falënderoj edhe kompaninë "Air Albania" dhe qeverinë e Shqipërisë për mundësimin e këtij fluturimi", u shpreh Önen.
Një tjetër shtetas turk që udhëtoi drejt vendlindjes së tij ishte edhe Necmi Çetin, i cili tha se kishte ardhur në Shqipëri për qëllime pune.
"Ngelëm këtu për shkak të koronavirusit. Jemi këtu tashmë tre muaj. Puna jonë ka mbaruar dhe tani ne po kthehemi në Turqi. Falënderojmë shtetin tonë dhe konsullatën për mbështetjen që na e ofruan këtu. Ne e kemi mbaruar edhe punën. Falë Zotit po kthehemi", tha Çetin.
Në këtë fluturim me avionin e kompanisë «Air Albania» janë gjithsej 124 persona të moshave të ndryshme, 80 prej të cilëve ishin me qëndrim të përkohshëm në Malin e Zi për arsye pune apo të tjera dhe pjesa tjetër e shtetasve ishin po me qëndrim të përkohshëm në Shqipëri.
Turqia gjatë pandemisë COVID-19  ka kryer disa operacione për kthimin në vend të shtesave turq të bllokuar në shtete të ndryshme për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Vlen të përmendim se para disa javëve po nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, është realizuar nisja drejt Kosovës grupi i qytetarëve turq të cilët më pas u nisën në Turqi, në kuadër të operacioneve të vazhdueshme për kthimin në vendin e tyre.

Gjatë përcjelljes së tyre në Tiranë ka qenë i pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, dhe zyrtarë të tjerë të ambasadës.

Ambasadori Yörük, patë deklaruar se në kuadër të urdhrit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, vazhdon faza e operacionit për riatdhesimin e qytetarëve turq. të cilët kanë mbetur në vende të ndryshme të botës.

"...Turqia është një vend i madh dhe i fuqishëm që përmes këtyre operacioneve të riatdhesimit edhe në një kohë krize arrin ta realizojë dhe t’u vijë në ndihmë qytetarëve të saj.Të gjithë qytetarët janë falënderues ndaj presidentit, qeverisë, shtetit tonë dhe ambasadës tonë këtu për interesimin ndaj tyre...", ka deklaruar ambasadori turk në Tiranë.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme