Çavusoglu-Cakaj biseduan në telefon për luftën kundër COVID-19

Ministri Cakaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu dhe me homologët e tij të Italisë dhe Hungarisë, me fokus luftën e përbashkët kundër pandemisë COVID-19.

1435992
Çavusoglu-Cakaj biseduan në telefon për luftën kundër COVID-19

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu dhe me homologët e tij të Italisë dhe Hungarisë, me fokus luftën e përbashkët kundër pandemisë COVID-19.

Cakaj në rrjetet sociale ka shkruar se ka zhvilluar bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, të Italisë Luigi Di Maio, të Hungarisë, Péter Szijjártó dhe sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës Amélie de Montchalin.

Ministri Cakaj ka shkruar se me homologët e tij ka biseduar lidhur me luftën e përbashkët kundër COVID-19 dhe për të bashkërenduar veprimet për hapjen graduale të kufijve dhe rifillimin e fluturimeve direkte.

"Falënderues për mbështetjen e këtyre vendeve për procesin e rindërtimit pas tërmetit dhe luftën kundër pandemisë", është shprehur Cakaj. (Agjencia Anadolli - AA)



Lajme të ngjashme