Gjatë epidemisë Greqia la në mëshirë të fatit 1080 azilkërkues

Greqia vazhdon qëndrimin e ashpër ndaj azilkërkuesve edhe gjatë epidemisë.

1435314
Gjatë epidemisë Greqia la në mëshirë të fatit 1080 azilkërkues

Greqia vazhdon qëndrimin e ashpër ndaj azilkërkuesve edhe gjatë epidemisë.

Forcat greke, brenda 97 ditëve të fundit, duke braktisur në vdekje 1080 azilkërkues i kanë dërguar ata në ujërat territoriale turke.

Sirianët që arratisen nga lufta civile në vendin e tyre, vazhdojnë të përpiqen të shkojnë në Evropë edhe gjatë periudhës së epidemisë së koronavirusit të ri (Covid-19).  

Greqia e cila duke shkelur të drejtat njerëzore përpara syve të opinionit publik botëror nuk lejon që azilkërkuesit të hyjnë në kufijtë e saj, ka përfituar nga fakti që vëmendja është kthyer nga Covid-19 dhe ka ashpërsuar ndërhyrjen ndaj tyre.  

Në 5 ditët e para të qershorit 259 azilkërkues u dërguan në ujërat territoriale turke.

Gjatë periudhës së epidemisë, në muajin mars 66, në muajin prill 165 dhe në muajin maj 554 azilkërkues janë dëbuar nga kufijtë tokësor dhe detar grekë.

 


Lajme të ngjashme