Protesta për Floyd edhe në Greqi, hidhen slogane kundër Amerikës

Në kryeqytetin Athinë të Greqisë, në protestën e zhvilluar për shkak të vdekjes së amerikanit me origjinë afrikane, George Floyd si pasojë e dhunës së policisë në Minesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pati përleshje mes policisë dhe protestuesve.

1429128

Rreth 3 mijë njerëz të mbledhur në sheshin “Sintagma”, ku ndodhet edhe ndërtesa e parlamentit, marshuan drejt ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Athinë duke hedhur slogane kundër racizmit dhe Amerikës.  

Në fund të tubimit, ku protestuesit mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Poshtë Amerika”, “Nuk e duam Amerikën në Greqi”, disa grupe me fytyrë të maskuar, hodhën molotov dhe gurë ndaj ekipeve të policisë, që kishin marra masat të gjera sigurie përpara ambasadës.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese dhe ndaloi 7 protestues.  

George Floyd në moshën 46-vjeçare, ishte ndaluar më 25 maj nga ana e policëve të Mineapolisit dhe pasi një polic kishte vënë gjurin në fytin e tij për një kohë të gjatë ai ishte lutur prej shumë minutash se “nuk merrte dot frymë”.  

Që prek kësaj ngjarje në shumë qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbahen protesta dhe vende vende bëhen skenë e dhunës.

Lajme të ngjashme