Helikopterët «Black Hawk» hyjnë në flotën e ushtrisë shqiptare

Në një ceremoni të veçantë ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim nënshkruan kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore shqiptare me helikopterë “Black Hawk”.

1427868
Helikopterët «Black Hawk» hyjnë në flotën e ushtrisë shqiptare
ABD-den Arnavutluk ordusuna helikopter yardımı_anlaşma_4.jpg
SHAPE_madalya Arnavut subayı Roland Shuli_3.jpg
ABD-den Arnavutluk ordusuna Black Hawk helikopter yardımı_5.jpeg
ABD-den Arnavutluk ordusuna Black Hawk helikopter yardımı_5.jpg
ABD-den Arnavutluk ordusuna helikopter yardımı_2.jpeg
ABD-den Arnavutluk ordusuna helikopter yardımı_3.jpg
ABD-den Arnavutluk ordusuna helikopter yardımı_anlaşma_2.jpeg
ABD-den Arnavutluk ordusuna helikopter yardımı_anlaşma_8.jpeg
ABD-den Arnavutluk ordusuna helikopter yardımı_anlaşma_10.jpeg
SHAPE_madalya Arnavut subayı Roland Shuli.jpg

Forcat e Armatosura Shqiptare pajisen me helikopterë “Black Hawk”, asistencë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA)

Në një ceremoni të veçantë, të zhvilluar në bazën ajrore të Farkës, ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim nënshkruan kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore shqiptare me helikopterë “Black Hawk”.

 

Helikopterët, asistencë e qeverisë së SHBA pritet të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri dhe për ministren Xhaçka, ky kontribut rrit kapacitetet e Forcave të Armatosura shqiptare.

“...Jam e lumtur që sot, përmes këtij nënshkrimi i tregojmë qytetarëve tanë se nuk jemi vetëm. Se kemi miq. Se jemi miq. Që do të jemi krah njëri-tjetrit, sidomos në kohë të vështira. Helikopterët “Black Hawk” që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane “Lockeed Martin”, janë të gjithë tregues të ringritjes së Forcës Ajrore me hapa të sigurt dhe në krah të aleatit strategjik”, u shpreh Xhaçka.

Ajo ndërkohë tha se Forcat e Armatosura Shqiptare janë duke punuar shumë për të konsoliduar dhe përmirësuar profesionalizmin. 

“Edhe pse kapacitetet e Shqipërisë janë ende modeste, unë besoj shumë se vlera e shtuar e kësaj infrastrukture për Aleancën dhe aleatët tanë amerikanë është shumë domethënës. Ne jemi duke punuar shumë për të konsoliduar dhe përmirësuar profesionalizmin dhe gatishmërinë e forcave tona. Ashtu siç do të bëjmë me krijimin e një qendre trajnimi multifunksionale që do të përgatisë personelin tonë për një mori specializimesh të forcave ajrore”, tha ministrja Xhaçka.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u shpreh se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë dhe do të vijojnë të qëndrojnë “krah për krah”.

Projekti për pajisjen e Forcës Ajrore me helikopterë amerikanë të tipit “Black Hawk” mori rrugë një vit më parë gjatë vizitës që ministrja Xhaçka zhvilloi në Gardën Kombëtare të New Jersey. Përgjatë një viti ka patur disa trajnime të pilotëve shqiptarë pranë kësaj garde dhe të specialistëve amerikanë pranë Forcës Ajrore për zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive për përdorimin e mjeteve të reja, që do të jetë pjesë e flotës ajrore shqiptare.

Ndërsa, kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi se “helikopterët e famshëm «Black Hawk» hyjnë në flotën e ushtrisë shqiptare”.

Rama ndau disa foto nga nënshkrimi i kontratës së pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore shqiptare me helikopterë “Black Hawk” mes ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. 

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO,  Jens Stoltenberg i ka akorduar nënkolonelit shqiptar Roland Shuli, me detyrë në Komandën Supreme të Aleancës në Evropë (SHAPE) medaljen “NATO Meritorious Service Medal”me motivacion “Për shërbime të shquara gjatë kohës së shërbimit në NATO”

Me këtë rast në SHAPE u zhvillua një ceremoni e rastit, ku gjeneralmajor Barre Seguin, zëvendësshef i Shtabit për Operacionet në SHAPE, në emër të Komandës Supreme të Aleancës (SACEUR) i prezantoi medaljen nënkolonel Roland Shuli.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësuesi ushtarak kombëtar kolonel Petrit Çuni, kolegë dhe familjarë të nënkolonel Shuli. Gjeneralmajor Seguin në fjalën e tij vlerësoi nënkolonel Shuli si një “Ambasador i shkëlqyer i Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura në ambientet ndërkombëtare."

NATO Meritorious Service Medalështë medalja më e lartë e NATO, e cila jepet prej sekretarit të Përgjithshëm të NATO për një numër të përzgjedhur të personelit ushtarak dhe civil, të cilët shërbejnë nën komandim-kontrollin e NATO. Medalja jepet për të vlerësuar një shërbim të dalluar dhe shquar për Aleancën.

Medalja e parë e NATO u krijua nga Këshilli i Atlantikut të Veriut në dhjetor 1994, për të vlerësuar shërbimin e personelit ushtarak dhe civil, i cili ishte i angazhuar në ose mbështetje të operacioneve të NATO në ish-Jugosllavi.
Dy medalje të reja u krijuan për operacionet e NATO në Ballkan midis viteve 1998-2001, deri në operacionin e parë të NATO në mbështetje të artikullit të 5-të, në vitin 2001, që çoi edhe në rishikimin e politikave të NATO mbi medaljet.
Këshilli i Atlantikut të Veriut vendosi të vlerësonte shërbimet e shquara ndaj Aleancës, të personelit ushtarak dhe civil më të dalluar, nëpërmjet Medaljes “Meritorious Service Medal”, që u akordua për herë të parë në vitin 2003. Prej këtij viti e deri më sot medalje të tjera të NATO-s për operacionet jo-artikull 5 janë krijuar rast pas rasti.

Nënkolonel Roland Shuli u emërua pranë Komandës Supreme të Aleancës në Evropë në Gusht 2016, me detyrë Oficer Shtabi për Operacionet në Qendrën Gjithëpërfshirëse për Menaxhimin e Krizave dhe Operacioneve (Comprehensive Crisis and Operations Management Centre) e më vonë u komandua në detyrën e shefit të Sektorit për Masat e Sigurisë të NATO-s (Assurance Measures) dhe në vitin 2018 të drejtonte Sektorin e Analizës së Përhapjes Ushtarake të NATO-s (Military Posture Review Section).
Nënkolonel Shuli ka kryer një master shkencor në Universitetin Gloucestershire në Britaninë e Madhe në “Menaxhimin dhe zhvillimin ndërkombëtar të burimeve njerëzore” dhe është maratonist. Gjatë shërbimit në Belgjikë, ka valëvitur ngjyrat kuq e zi në disa gara ndërkombëtare.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme