Qytetarë nga Shqipëria morën pjesë në video-programin e Zëdhënësit të Presidencës së Turqisë

Qindra qytetarë nga Shqipëria kanë marrë pjesë në programin virtual “të Rimendosh, Të Riinterpretosh”, zhvilluar mbrëmjen e të martës drejtëpërdrejtë në mediat sociale «Facebook» dhe «Twitter» të institutit turk “Yunus Emre”.

1417292
Qytetarë nga Shqipëria morën pjesë në video-programin e Zëdhënësit të Presidencës së Turqisë
Arnavutça_Ibrahim Kalin_Yunus Emre_2.jpg
Arnavutluk_korona_ülkeye dönüşler devam.jpg
Arnavutluk_korona_ülkeye dönüşler devam3.jpg
Türkiye-den Arnavutluk-a yeni yardımlar2.jpg
küçük resim_Türkiye-den Arnavutluk ordusuna yardım_3.jpg
Türkiye ve Arnavutluk bayrakları.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (20/2020)

-Qytetarë nga Shqipëria morën pjesë në video-programin e Zëdhënësit të Presidencës së Republikës së Turqisë 

Qindra qytetarë nga Shqipëria kanë marrë pjesë në programin virtual “Të Rimendosh, Të Riinterpretosh”, zhvilluar mbrëmjen e të martës drejtpërdrejtë në mediat sociale «Facebook» dhe «Twitter» të institutit turk “Yunus Emre”.

I ftuari i kësaj jave ishte zëdhënësi i Presidencës së Republikës së Turqisë, prof. asc. dr. Ibrahim Kalın

A mund të na ndihmojë koronavirusi të heqim perdet që na kanë mbuluar shikimin? Koronavirusi na mundëson të vetëkthjellohemi. A mund të na udhëzojë mendjen? Cilën mendje? Ajo që ndërtoi Selimijen? Apo ajo që shpiku bombën atomike? Si mund të përparojmë nga lokalja në universalen? A është e mundur të tejkalojmë përtej vetvetes? Kush është tjetri? Përse e paragjykojmë? çfarë bën shkenca? Cila është detyra e artit?

Këto dhe shumë pyetje të tjera të drejtuara nga kryetari i institutit “Yunus Emre” prof. dr. Sheref Atesh, morën përgjigje nga prof. as. dr. Ibrahim Kalın, i cili krahas figurës së burrit të shtetit është një ndër emrat më produktiv të mendimit turk.

Kalın gjatë komunikimit të tij online u ndal edhe në ndihmat e shtetit turk për shumë vende të botës, në mes tyre edhe Shqipëria, për zhvillimet në fusha të ndryshme të ekonomisë, kulturës, mbështetjes së studentëve vendas e të huaj si dhe nuk la pa falënderuar bluzat e bardha kudo në botë, të cilët janë heronjtë e vërtetë në përballimin dhe kontributin e tyrë të çmuar përballë këtij armiku të padukshëm, pandemisë globale të koronaviruesit të ri, COVID-19.

***

-Shqipëria ndihmohet sërish nga Turqia me materiale mjekësore 

Një avion ushtarak i Turqisë me ndihma mjekësore për Shqipërinë në kuadër të luftës kundër pandemisë së koronavirusi të ri, nga kryeqyteti Ankara ka zbritur të në Tiranë

Turqia vazhdon ndihmat e saj mjekësore për shtetet të cilët janë prekur nga COVID-19.

Me udhëzim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për të mbështetur luftën kundër COVID-19, në Shqipëri dërgoi 75.000 maska kirurgjikale, 4.000 dorëza nitrile, 2.000 kominoshe mbrojtëse dhe 2.000 syze mbrojtëse.

Materialet mjekësore të përgatitura nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, u ngarkuan në avionin e Forcave Ajrore Turke (TSK) në aeroportin ushtarak Etimesgut në Ankara. Pasi përfundoi ngarkimi, avioni u nis për në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

"Do të vazhdojmë të zgjasim dorën e mëshirës së Turqisë anembanë botës",

është shprehur drejtori i Përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Ibrahim Altan, në deklaratën për gazetarët, ku ndër të tjera tha se përveç Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë dërguar ndihma edhe në shumë vende të botës.

Në lidhje me detajet e këtij lajmi dhe mbështetjes së pakursyer të Turqisë për Shqipërinë dhe jo vetëm do ju paraqesim të martën e ardhshme në raportin e informativ, pikërisht në rubrikën “Nga korrespondenti”...

***

-Turqia mbështetje të vazhdueshme për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar shpalljen e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë dhe të protokollit zbatues në lidhje me asistencën financiare ndërmjet dy vendeve, 
Në njoftimin nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se "Kjo marrëveshje reflekton vullnetin e Republikës së Turqisë për mbështetjen e marrëdhënieve të qëndrueshme me Republikën e Shqipërisë, përmes një kontributi të drejtpërdrejtë për Forcat e Armatosura të vendit tonë".
Marrëveshja "Për bashkëpunimin financiar ushtarak ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe protokolli zbatues në lidhje me asistencën financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë", u ratifikua nga Kuvendi i Shqipërisë më 23 prill të këtij viti, ndërsa ligji për ratifikimin hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Sipas dokumenteve zyrtare të Qeverisë së Shqipërisë, marrëveshja dhe protokolli janënënshkruar në kuadër të bashkëpunimit e të miqësisë me Republikën e Turqisë, si dhe me synim fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ushtarak brenda kuadrit të marrëdhënieve të qëndrueshme miqësore dhe për të kontribuar në ristrukturimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Marrëveshja në fjalë ka për qëllim përcaktimin e parimeve në lidhje me dhënien e ndihmës financiare që duhet të alokohet në disa vite, me qëllim blerjen e mallrave dhe shërbimeve për qëllime ushtarake, mundësisht nga firmat dhe shoqëritë vendase që janë pjesë 100 për qind e prodhimit të brendshëm, kryesisht në Turqi.
Ndërsa protokolli i implementimit ka për qëllim vendosjen e parimeve të zbatimit të asistencës financiare që do t’i alokohen Shqipërisë nga Republika e Turqisë, brenda kuadrit të ligjeve të brendshme dhe pjesëve të buxhetit vjetor të Turqisë të shtrirë në vite.
Marrëveshja dhe protokolli janë nënshkruar nga ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, më 6 shtator 2019 në Tiranë dhe nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, më 11 nëntor 2019 në Ankara.
Në shkurt të këtij viti mes Shqipërisë dhe Turqisë është nënshkruar edhe plani i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes për vitin 2020, me qëllim forcimin dhe intensifikimin e ndërveprimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Institucionet turke çdo vit ofrojnë ndihmë të vazhdueshme për Shqipërinë në fusha të ndryshme, duke kontribuar edhe në logjistikën ushtarake.

***

-Megjithëse Zona Shengen është e mbyllur, Shqipëria merr autorizimin për zgjerimin e korridorit humanitar për riatdhesimin 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka marrë autorizimin e posaçëm nga Agjencia Ajrore e Bashkimit Evropian, që në kushtet e mbylljes së Shengen-it deri në 15 qershor, mundëson rritjen e numrit të fluturimeve të “Air Albania”, për zgjerimin e korridorit humanitar, për të lehtësuar riatdhesimin.

Rama tha se ky ishte një nga problemet e mëdha, në kushtet kur ishte i domosdoshëm ky autorizim i posaçëm për të vijuar më tutje.

Kryeministri, po ashtu bëri të ditur se nga e hëna e kaluar nuk do të jetë më e nevojshme që të riatdhesuarit të karantinohen në hotele.

“Nga e hëna nuk do të jetë më e nevojshme që të riatdhesuarit të karantinohen në hotele, por karantinimi mund të bëhet nëpër shtëpitë e tyre, duke respektuar rregullat e domosdoshme të vet karantinimit në bazë të ligjeve”, tha Rama.

Qëllimi ynë është, u shpreh kryeministri, që deri në fund të kësaj jave që vjen duke parë gjithmonë numrat të kemi një kalim të mëtejshëm dhe pas 18 majit të fillojmë lehtësimin gjerësisht të lëvizjeje qoftë brenda për brenda, qoftë edhe për të kapërcyer kufijtë.

***

-Presidenti Meta takon ambasadorët e vendeve të rajonit 

 “Masat e ndërmarra nga vendet tona treguan efikasitet dhe së bashku duhet tashmë të koordinojmë veprimet për të hyrë në një fazë të re të zbutjes të masave kufizuese”, deklaroi Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili zhvilloi pak ditë më parë një takim pune me ambasadorët e Greqisë, Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Sllovenisë.

Presidenti Meta dhe ambasadorët e vendeve të rajonit, të akredituar në Tiranë, shkëmbyen informacione dhe mendime në lidhje me situatën e pandemisë COVID-19 në secilin vend.

U vlerësua se masate ndërmarra nga vendet respektive treguan efikasitet dhe së bashku duhet tashmë të koordinojmë veprimet për të hyrë në një fazë të re të zbutjes të masave kufizuese.

Një hapje graduale dhe e kujdesshme e kufijve, si dhe lehtësimi i masave shtrënguese do t’i jepnin frymëmarrje dhe impuls ekonomisë në përgjithësi, dhe turizmit në veçanti, si një degë e rëndësishme e ekonomisë së vendeve tona.

U vlerësua gjithashtu edhe mbështetja reciproke në këtë periudhë pandemie, si dhe u shpreh mirënjohja për solidaritetin dhe asistencën e Bashkimit Evropian për të gjitha vendet e rajonit për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Presidenti Meta theksoi se pandemia dhe tërmeti që goditi Shqipërinë nëntorin e kaluar treguan sa të rëndësishme janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. “Fqinjët na u gjendën të parët pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit”, theksoi Kreu i Shtetit.

Ne duhet të punojmë vazhdimisht, vijoi ai, për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha fushat, duke ju referuar veçanërisht bashkëpunimit në fushat e emergjencave civile.

Gjatë takimit u shprehën gjithashtu falënderime për Presidencën kroate të BE-së, për organizmin e Samitit virtual të BE-së të 6 majit dhe mesazhet inkurajuese që ai dha në drejtim të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Meta theksoi se, pavarësisht pandemisë COVID-19, Shqipëria do të mbetet e fokusuar në plotësimin në kohë të të gjithë kushteve që Këshilli ka përcaktuar shtetin shqiptar për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

***

-Air Albania në partneritet me Turkish Airlines vazhdon të riatdhesojë qytetarë shqiptarë nga vendet perëndimore

Mbi 220 qytetarë shqiptarë janë riatdhesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë, falë mbështetjes që i bëri këtij procesi qeveria shqiptare.

Lajmin e bën të ditur Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber, e cila tha se “në grupin e fundit janë nisur nga Shtetet e Bashkuara 125 qytetarë shqiptarë, kryesisht nga Nju-Jorku, por shumë prej tyre fluturuan edhe nga Los Anxheles, Siatëll, Çikago, Boston, Dallas, Mineapolis, Detroit, Las Vegas, Tampa, Majemi dhe Uashington DC. Në disa raste direkt drejt Londrës dhe më tej drejt Tiranës”.

Të organizuar në grupe dhe në ditë të ndryshme, janë plotësuar pothuajse të gjitha kërkesat e qytetarëve të paraqitura pranë Ambasadës së Shqipërisë në Uashington, por edhe të njoftuar përmes mediave. Jemi të vetëdijshëm që një numër qytetarësh nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të mungesës së dokumentacionit, kostove financiare, lidhjeve ajrore të kufizuara drejt Nju-Jorkut, studentët të cilët ishin pikërisht këto ditë në sezon provimesh, apo arsye të tjera personale. Urojmë që fluturimet normale të fillojnë sa më shpejt dhe qytetarët të udhëtojnë normalisht me biletat e rezervuara më parë”, shprehet ambasadorja.

Ambasada e Shqipërisë në Uashington DC, vijoi ajo, hartoi dhe kuroi me detaje një plan të detajuar me të gjithë hapat e këtij procesi që, për shkak edhe të situatës të COVID-19, rezultoi aspak i lehtë për t’u realizuar.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme