Pronarët e restoranteve dhe lokaleve në Greqi protestojnë me “karrige të zbrazura”

Në kryeqytetin Athinë të Greqisë pronarët e restoranteve dhe lokaleve, që po kalojnë një periudhë të vështirë për shkak të epidemisë së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19), protestuan me “karrige të zbrazura”.

1412513

Në Greqi, ku është hequr ndalimqarkullimi dhe masat kufizuese në mbarë vendin më 4 maj, ndërkohë që bizneset e vogla si floktore e librari janë hapur, restorantet dhe lokalet priten të hapen më 1 qershor.

Pronarët e restoranteve dhe lokaleve protestuan me “karrige të zbrazura”.

Pronarët në fjalë vendosën 150 karrige të sjella nga bizneset e tyre në sheshin “Sintagma”, ku ndodhet ndërtesa e parlamentit dhe në këtë mënyrë i dërguan mesazh qeverisë. Pronarët e këtyre bizneseve u shprehën se janë të shqetësuar për të ardhmen e profesionit të tyre.

Ata nënvizuan se janë ndikuar negativisht dhe kërkuan sigurimin e kostos së qirave nga qeveria si dhe uljen e taksës deri në 6%.

Kryetari i Federatës, Jorgos Kavathas në një deklaratë të bërë për korrespondentit të agjencisë turke të lajmeve Anadolli (AA) tha se nëse qeveria nuk merr masa për mbështetje ndaj restoranteve dhe lokaleve atëherë shumë prej tyre mund të mbyllen.

Protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në shumë qytete të tjera duke filluar nga Selaniku e Patra.

Lajme të ngjashme