Turqia filloi në Shqipëri projektin humanitar “Ramazan 2020”

Edhe pse në kushtet e një situate të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, e cila po trondit të gjithë botën, shoqata “Istanbul” ka nisur shpërndarjen e pakove ushqimore për muajit e shenjtë të Ramazanit.

1403935
Turqia filloi në Shqipëri projektin humanitar “Ramazan 2020”
ALSAR_Arnavutluk yardım kampanyası_1.jpg
ALSAR_Arnavutluk yardım kampanyası_3.jpg
Arnavutluk İtalya-ya 2. sağlık ekibini yolladı_2.jpg
Türkiye-den Arnavutluk-a Ramazan erzak yardımı_12.jpg
Türkiye-den Arnavutluk-a Ramazan erzak yardımı_11.jpeg
Türkiye-den Arnavutluk-a Ramazan erzak yardımı_13.jpg
Arnavutluk İtalya-ya 2. sağlık ekibini yolladı_1.png
Arnavutluk_NATO bayrakları.jpg
Air Albania.jpg
Arnavutluk Havayolları_Air Albania_yeni uçuşlar.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (17/2020)

-Turqia filloi në Shqipëri projektin humanitar “Ramazan 2020”

Edhe pse në kushtet e një situatë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, e cila po trondit të gjithë botën, shoqata “Istanbul” ka nisur  shpërndarjen e 600 pakove ushqimore për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Situata e pandemisë nuk i ka penguar vullnetarët dhe punonjësit e shoqatës “Istanbul” t’u gjenden pranë atyre që kanë më shumë nevojë në këto ditë  të vështira. Shpërndarja po bëhet nën kujdesin e veçantë të kryetarit të shoqatës, Ridvan Seferaj, duke respektuar masat e sigurisë ndaj Covid-19.

Shpërndarja e ndihmave ushqimore për muajin e Ramazanit, është  projekt i përvitshëm, i cili zbatohet gjatë këtij muaji të bekuar për të gjithë myslimanët. Këtë vit shpërndarja po bëhet në prag të Ramazanit, me qëllim që t’u vihet në ndihmë edhe kategorive në nevojë, të cilat po vuajnë pasojat e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Ndihmat mundësohen falë kontributit të fondacionit "Aziz Mahmud Hudayi", në Turqi dhe mbështetjes së vazhdueshme të bamirësit dhe dijetarit të mirënjohur, Osman Nuri Topbaş.

Përfituan nga ky projekt, 600  familjarë dhe individë në nevojë të Qarkut Shkodër, në rrethet Shkodër, Pukë, Malësi e Madhe, si dhe disa familje në rrethin e Mamurrasit, të prekura nga tërmeti i nëntorit 2019.

Duke përcjellë edhe një mesazh në kuadër të këtij projekti, kryetari i shoqatës z. Seferaj shprehet se kontributi dhe shërbimi ndaj shtresave në nevojë duhet të vazhdojë pavarësisht situatës që po kalojmë, duke theksuar se: “Për momentin na duhet të respektojmë normat e distancimit fizik, por kurrë nuk duhet të distancohemi nga humanizmi dhe bamirësia”.

Ndihmuan për realizimin e shpërndarjes në përputhje me masat e sigurisë ndaj Covid-19, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe strukturat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

***

-ALSAR në bashkëpunim me institucione dhe donatorë nga Turqia realizuan kontingjente të tjera me ndihma 

Në vijimësi të fushatës "Ditët e Solidaritetit" në ndihmë të shtresave sociale në nevojë, Fondacioni "ALSAR" ka realizuar në bashkëpunim me institucionin e bashkisë së qytetit të Maliqit projektin e shpërndarjes së kontingjentit të VII-të të ndihmave humanitare për 150 familje të këtij qyteti, duke u përpjekur kështu për të trokitur në dyert e shtëpive të tyre, qoftë edhe në një distancë të largët gjeografike, me mesazhin e solidaritetit human për të kontribuar sadopak në lehtësimin e vështirësive të tyre ekonomike, në këtë situatë të vështirë të krijuar për shkak të epidemisë COVID-19.

Fondacioni ALSAR shpreh mirënjohjen ndaj donatorëve të këtij projekti, organizatës ATIB me qendër në Gjermani që kontribuoi me dhurimin e 100 pakove si dhe bamirësit të nderuar nga qyteti i Afyonit në Turqi, Haydar Kaya që kontribuoi me dhurimin e 50 pakove.

Po ashtu në kudër të fushatës "Ditët e Solidaritetit" në ndihmë të shtresave sociale në nevojë, Fondacioni "ALSAR", ka zhvilluar në bashkëpunim me bashkinë e qytetit të Gramshit, projektin e shpërndarjes së kontingjentit tjetër të ndihmave humanitare për 200 familje të këtij qyteti.

***

-Ministeriali i NATO-s për COVID-19/ Shqipëria: Me solidaritet do ia dalim të përballojmë sfidat e ashpra, pasojë e pandemisë

Ministeriali i Ministrave te Mbrojtjes të 30 vendeve anëtare të NATO-s kushtuar COVID-19 zhvilloi para pak ditëve për herë të parë në historinë e tij mbledhjen online.

Në fjalën e saj në këtë ministerial, ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka tha se COVID-19 është kërcënim dhe sfidë serioze për sigurinë e Aleancës”.

Ajo shprehu solidaritetin me të gjithë aleatët për humbjet në njerëz si pasojë e pandemisë.

Mirënjohje për ‘ushtrinë e bardhë’ të angazhuar në vijën e parë kundër armikut të padukshëm. Pandemia gjeti të papërgatitur edhe vendet me ekonomi më të mëdha se Shqipëria”, tha Xhaçka.

Ajo u shpreh krenare për kontributin e jashtëzakonshëm të Forcave të Armatosura. “Ekspertiza dhe disiplina e FA-së kanë rol në përballimin e pandemisë”, tha Xhaçka.

Xhaçka u shpreh se “uniteti politik dhe solidariteti janë mesazhi që Aleanca duhet të tregojë tani”.

“Është koha për të reflektuar se çfarë duhet bërë më mirë. Të rigjenerojmë diplomacinë publike kundër fushatës dezinformuese dhe lajmeve të rreme. Me solidaritet do ia dalim të përballojmë sfidat e ashpra, pasojë e pandemisë”, tha ajo.

Ndihma përmes Qendrës Koordinuese Euroatlantike për Reagimin ndaj Fatkeqësive, sipas saj, “është instrumenti i duhur”.Kemi aftësinë, burimet dhe motivim për të bashkuar forcat”, tha ajo.

***

-Forca Tokësore Shqiptare me armë të standardeve të NATO-s, dhuratë e qeverisë turke 

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë deklaroi të martën se Forca Tokësore po pajiset me armë të standardeve të NATO-s, falë qeverisë turke, e cila i dhuroi armë të teknologjisë së lartë.

Ministria e Mbrojtjes u shpreh se Forcat e Armatosura janë të fokusuara te përballimi i situatës së krijuar nga Covid-19, por nuk kanë lënë pas dore një nga prioritetet kryesore; modernizimin.

Ministria e Mbrojtjes thekson se “falë bujarisë së qeverisë turke, Forca Tokësore po pajiset me armë të standardeve të NATO-s”.

“Pushkët e kalibrit 5.56 mm standard NATO dhe ato 7.62 mm, janë teknologjia e fundit e armatimit të lehtë të këmbësorisë, të një precizioni të lartë, të afta për të përballuar kushtet e motit ekstrem të nxehtë e të ftohtë. Këto armë rrisin më tej kapacitetet luftarake dhe reaguese të Forcës Tokësore, duke i bërë ato gjithnjë e më të barabarta me aleatët”, shprehet Ministria e Mbrojtjes.

***

-Qeveria shqiptare realizoi me "Air Albania" riatdhesimet nga Stambolli, Roma e Milano

Në kuadër të nisjes së procesit të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë që kanë mbetur jashtë Shqipërisë dhe që duan të kthehen në vendin e tyre, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka realizuar disa udhëtime për gjatë një jave.

Avioni i parë që mbërriti më 18 prill ishte nga Turqia, ku 47 shqiptarët e riatdhesuar u nisen me autobusë drejt Durrësit për karantinim.

Ndërkohë, në aeroport iu është bërë kontrolli i parë të gjithë personave të ardhur nga Turqia.

Secili prej të ardhurve nga jashtë ka dhomën e tij në hotel, ku do të kontrollohet herë pas here, deri kur të bëjë 14 ditë. 

Më pas është realizuar udhëtimi po me "Air Albania" Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë. Ndërsa në datën 19, është kryer fluturimi Tiranë-Milano dhe Milano-Tiranë.

Më pas janë kryer fluturime riatdhesimi edhe nga Bari, Frankfurti, Parisi dhe Londra. Shtetasit të cilët dëshirojnë të kthehen, ashtu sikundër është bërë e ditur gjatë këtyre ditëve, duhet që më parë të bëjnë rezervimin e hotelit, të vendosura në dispozicion, ku do të karantinohen për 14 ditë pas mbërritjes në Shqipëri, së bashku me pagesën, dhe më pas të bëjnë rezervimin e biletës.

E gjithë kjo procedurë mund të bëhet përmes aksesimit të faqes së kompanisë "Air Albania", që është në partneritet me "Turkish Airlines", ku duhet të ndjekin procedurat e parashikuara.

***

-Shqipëria nis drejt Italisë një tjetër grup mjekësh dhe infermierësh

Një tjetër grup mjekësh dhe infermierësh nga Shqipëria janë nisur në fillim të kësaj jave drejt Italisë, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Disa infermierë para se të niseshin me mision në Itali, u shprehen se janë një grup prej 60 mjekësh dhe infermierësh, të cilët do të shkojnë për të dhënë ndihmën e tyre në vendin fqinj.

Gjatë përcjelljes së 60 infermierëve drejt Italisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” ishte e pranishme edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu.

Duke vlerësuar gjestin e infermierëve, Manastirliu tha: “...Ashtu si 30 mjekët dhe infermierët e parë që na bënë krenarë, jam e sigurt që edhe ju do të na nderoni...”.

I pranishëm në ceremoninë e përcjelljes së infermierëve ishte edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, i cili shprehu falënderim dhe mirënjohje për Shqipërinë për këtë akt solidariteti. 

Pak javë më parë, Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë, të cilët po shërbejnë në frontin e parë të luftës kundër COVID-19 në spitalet e Breshias.

Pas grupit të parë, ky është grupi i dytë që do ndihmojë Italinë në luftën kundër COVID-19.

Mjekët dhe infermierët që do të japin kontributin e tyre në një spital në Itali, janë pjesë e 3 mijë vullnetarëve që iu përgjigjën thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’u bashkuar në luftën kundër COVID-19.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Italisë falënderon kryeministrin Rama për grupin e dytë mjekësor: "Një tjetër dhuratë që na vjen nga miqtë tanë shqiptarë

Shihemi në 16:30 në Fiumicion. Nuk jemi vetëm”. Kështu shkruan Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio në një status në “Facebook” duke iu referuar grupit të dytë mjekësor që u nis të hënën nga Shqipëria drejt Italisë për të ndihmuar në spitale, në luftën kundër koronavirusit.

Ndërsa poston mesazhin e tij në “Twitter” me anë të të cilit falënderon kryeministrin Edi Rama, Di Maio shkruan se kjo është një tjetër dhuratë që na vjen nga miqtë tanë shqiptarë.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme