HRW i bën thirrje Greqisë t’i lirojë fëmijë e pashoqëruar azilkërkues që mbahen në burgje

Human Rights Watch (HRW) i ka bërë thirrje Greqisë të lirojë fëmijët e pashoqëruar azilkërkues, të cilët janë të pambrojtur ndaj epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) dhe që mbahen në kushte të këqija.

1398312

Human Rights Watch e filloi fushatën “Liri për fëmijët” dhe i bëri thirrje Kryeministrit të Greqisë, Kiryakos Micotakis të vihet në veprim.

Në deklaratë bëhet e ditur se Micotakis "duhet të lirojë qindra fëmijë azilkërkues të pashoqëruar që mbahen në qelitë dhe qendrat johigjienike të policisë”, ndërsa vlerësohet se shpëtimi i fëmijëve nga kushtet e këqija të paraburgimit mund t'i mbrojë ata nga epidemia.

HRW-ja bën të ditur se Greqia ka vite me radhë që mbanë fëmijë të pashoqëruar në qelitë e policisë dhe qendrat e paraburgimit, ndërsa thuhet se nga qeveritë kërkoi që të përfundonin këtë shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Sipas të dhënave të qeverisë greke pritet që deri më 31 mars të lëvizin nga qelitë e policisë 331 fëmijë, ndërsa bëhet e ditur se edhe 180 fëmijë të tjerë mbahen të ndaluar.

Deklarata vuri në dukje se fëmijët iu nënshtruan keqtrajtimit në paraburgime arbitrare dhe të zgjatura në kushte poshtëruese. Theksohet se fëmijët në përgjithësi nuk marrin trajtim mjekësor, këshillim psikologjik ose asistencë juridike dhe se ndalimet do të kenë efekte serioze afatgjata në zhvillimin e fëmijëve dhe shëndetin mendor, siç është shkalla e lartë e ankthit, depresionit dhe traumës.

Lajme të ngjashme