Përfaqësitë diplomatike në Tiranë falënderojnë qeverinë shqiptare për riatdhesimin e qytetarëve

Janë riatdhesuar me "Air Albania" 70 qytetarë nga shtetet anëtare të BE-së të bllokuar në Shqipëri që nga shpërthimi i COVID-19 në vend.

1392969
Përfaqësitë diplomatike në Tiranë falënderojnë qeverinë shqiptare për riatdhesimin e qytetarëve
AB Arnavutluk B.Elçisi_Luigi Soreca.jpg
Air Albania ile yabancılar ülkelerine dönüyorlar3.jpg
Air Albania_Tiran Almanya B.Elçiliği personeli2.jpg
Air Albania_Tiran Almanya B.Elçiliği personeli3.jpg
Arnavutluk_İşkodra_korona_boş parklar.jpg
rinas arnavutluk tirana havaalanı
Air Albania uçuş ekibi_İstanbul Havalimanında.jpg
Arnavutluk Havayolları_Air Albania_yeni uçuşlar.jpg
Air Albania.jpg
Air Albania personeli_korona.jpg
 Air Albania
Ambasada Amerikane ne Shqiperi.jpg

Përfaqësitë diplomatike: Shqipëria, vend solidariteti i jetuar evropian

70 qytetarë nga shtetet anëtare të BE-së të bllokuar në Shqipëri që nga shpërthimi i COVID-19 në vend janë riatdhesuar.

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Shqipëri, Luigi Soreca ka falënderuar qeverinë shqiptare për mbështetjen konkrete që ka dhënë në riatdhesimin e këtyre shtetasve.

Soreca nënvizon se ky është një tjetër shembull i qartë i solidaritetit konkret që Shqipëria tregon në kohë nevoje.

“Faleminderit qeverisë shqiptare për mbështetjen konkrete në riatdhesimin e më shumë se 70 qytetarëve nga shtetet anëtare të BE-së  të bllokuar në Shqipëri që nga shpërthimi i COVID19 në vend. Një tjetër shembull i qartë i solidaritetit konkret që Shqipëria tregon në kohë nevoje”, është shprehur ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca.

 

Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit, 64 qytetarë dhe rezidentë amerikanë kanë udhëtuar nga Shqipëria me ndihmën e qeverisë së Shqipërisë.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka falënderuar kompaninë  e fluturimit "Air Albania",Kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë ata që me solidaritetin e tyre ndihmuan shtetasit amerikanë të niseshin nga Shqipëria për të vijuar udhëtimin e tyre në Shtetet e Bashkuara.

“Gjatë dy ditëve të fundit kemi ndihmuar 64 qytetarë dhe rezidentë amerikanë të udhëtojnë nga Shqipëria me ndihmën e qeverisë së Shqipërisë. Faleminderit “Air Albania”, Edi Rama dhe të gjithë ata, solidariteti bujar i të cilëve i ndihmoi ata të niseshin nga Shqipëria për të vijuar udhëtimin e tyre në Shtetet e Bashkuara!”, është shprehur Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Po ashtu kompania "Air Albania" ktheu 105 pasagjerë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë 67 shtetas britanikë.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman ka falënderuar qeverinë shqiptare dhe kompaninë "Air Albania" për fluturimin, duke e vlerësuar si një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit të ngushtë që ekziston midis dy vendeve.

“Shumë faleminderit qeverisë shqiptare dhe kompanisë “Air Albania” për fluturimin që sot në mëngjes ktheu 105 pasagjerë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë 67 shtetas britanikë që kërkuan të kthehen në shtëpitë e tyre. Një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit të ngushtë që ekziston midis dy vendeve tona”, është shprehur ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman. 

Ndërsa, ambasada e Gjermanisë në Tiranë i shprehu edhe ajo nga ana e saj falënderimet qeverisë shqiptare për ndihmën e dhënë në rikthimin në atdhe të 27 shtetasve gjermanë dhe mbi 20 shtetasve të BE-së, të cilën e cilëson “solidaritet i jetuar evropian”.

“Shumë faleminderit për mbështetjen me krahë. Me ndihmën e qeverisë shqiptare, “Air Albania” dhe Aeroportit të Tiranës, 27 shtetas gjermanë dhe mbi 20 shtetas të BE-së mundën të fluturonin në shtëpi me Lasgushin...”, thuhet në këtë njoftim të ambasadës gjermane.

Ambasada thekson se “ata ishin bllokuar në Shqipëridhe mundën të fluturonin falë ndihmës jo-burokratike të autoriteteve shqiptare”.

Ky është solidariteti i jetuar evropian – shumë faleminderit. Stafi i ambasadës tonë ndodhej në vend dhe ndoqi përgatitjet. Ndër të tjera në avionin për në Frankfurt (Main) ishte gjithashtu edhe qeni i një çifti gjerman”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, Ambasada e Shqipërisë në Itali dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari deklaruan pak ditë më parë se po punojnë për rikthimin në atdhe, vetëm të personave të regjistruar në ambasadë në listën e mbyllur deri në njoftimin e qeverisë.

Pas njoftimit të qeverisë për riatdhesimin e qytetarëve të bllokuar jashtë Shqipërisë, përfaqësitë diplomatike në Itali theksuan se kanë marrë një numër jashtëzakonisht të madh e-mail dhe telefonatash nga persona që kërkojnë të rikthehen në Shqipëri.

Siç e ritheksoi kryeministri Rama ne po punojmë për rikthimin në atdhe, pas kontingjentit të parë që u kthye dje nga Italia, vetëm të personave të regjistruar në ambasadë në listën e mbyllur deri në njoftimin e qeverisë. E kemi të pamundur, për shkak të numrit të tyre shumë të madh dhe rrethanave të punës, t’u përgjigjemi mesazheve të qytetarëve që na kanë shkruar”, thuhet në këtë njoftim për shtyp. 

Ambasada dhe Konsullatat shqiptare kërkojnë mirëkuptimin e të gjithëve për këtë çështje.

Ndërkaq, ata u bëjnë me dije qytetarëve të regjistruar se kriteret e prioriteteve për riatdhesimin janë ato që janë bërë publike nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

“Kërkojmë nga qytetaret e regjistruar të jenë të aksesueshëm nëpërmjet telefonit, WhatsApp ose e-mail, në pritje të njoftimeve tona”, përfundon njoftimi.

Nga ana tjetër, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku falënderon kompaninë ajrore "Air Albania" që është në partneritet me “Turkish Airlines”, për përmbushjen me sukses të misionit të saj për riatdhesimin e shqiptarëve...

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme