Hapja e negociatave me Shqipërinë/ Sassoli: "Lajme të mira në kohë të vështira"

“Lajme të mira në kohë të vështira”, i cilësoi Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, vendimin e ministrave të Çështjeve Evropiane të vendeve të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

1385540
Hapja e negociatave me Shqipërinë/ Sassoli: "Lajme të mira në kohë të vështira"
Arnavutlok korona_serbest dolaşım yasağı_7.jpg
Arnavutlok korona_serbest dolaşım yasağı_10.jpg
Arnavutlok korona_serbest dolaşım yasağı_3.jpg
Arnavutlok korona_serbest dolaşım yasağı_4.jpg
Arnavutlok korona_serbest dolaşım yasağı_8.jpg
Arnavutluk korona_Türkiye yardımlar gönderdi.jpg
charles michel_ilir meta.jpg
Arnavutluk korona_uçuş yasağı.jpg
Arnavutluk korona_uçuş yasağı2.jpg
Arnavutluk_korona_AFAD yardımı.jpeg
RIDA Türk derneğinden Arnavutça yardımlar_2.jpg
RIDA Türk derneğinden Arnavutça yardımlar_1.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (13/2020)

-Hapja e negociatave me Shqipërinë/ Sassoli: "Lajme të mira në kohë të vështira"

 “Lajme të mira në kohë të vështira”, i cilësoi Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, vendimin e ministrave të Çështjeve Evropiane të vendeve të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë. 

“Disa lajme të mira, në kohë të vështira Ministrat e punëve të BE dhanë dakordësinë e tyre për të nisur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Parlamenti Evropian ka mbështetur gjithnjë të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ne kemi nevojë për lidhje të forta me fqinjët tanë, tani më shumë se kurrë”, tha Sassoli.

Ministrat e Çështjeve Evropiane të BE-së ranë dakord njëzëri të martën që të japin dritën jeshile për çeljen e bisedimeve me Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky vendim u miratua edhe nga kryetarët e shteteve të BE-së gjatë takimit të Këshillit Evropian. 

Ndërsa, Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndeti vendimin e ministrave të Çështjeve Evropiane të vendeve të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Përshëndes vendimin e sotëm politik të Këshillit të Ministrave të BE që konfirmoi qartë perspektivën evropiane të Shqipërisë duke miratuar çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE”, shprehet ai në një deklaratë për shtyp.

“Falënderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues, që gjeti vend në agjendën evropiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdonjëri prej nesh!”, thekson Meta.

“Asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve!”, thotë kreu i shtetit, Meta.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian i akordoi Shqipërisë 50 milionë euro për luftën kundër COVID-19.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili thekson se “Zoti i shqiptarëve është i madh”. 

Ndërkaq, kryeministri Rama ka dalë në një lidhje live nga kryeministria për të folur në lidhje  me çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Për atë Zot u bënë bajat shty e shty, por ne nuk lodhemi. Shqipëria nuk ka për të humbur asnjë betejë dhe asnjë luftë. Dera e BE-së u hap në një kohë kur dyert tona janë të mbyllura.Ky i sotmi është një lajm i bukur edhe pse i vonuar, jo për shkakun tonë...", është shprehur Rama.

***

-Policia e shtetit dhe Forcat e Armatosura Shqiptare në terren për të siguruar "shtetrrethimin"

“Vetëm duke bllokuar rrugët tona, bllokojmë dhe rrugën e virusit”, ka deklaruar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa shprehu vendosmërinë e Policisë për të qenë rigoroze në zbatimin e kërkesave të autoriteteve të shëndetësisë.

Lleshaj inspektoi në terren forcat e Policisë, për të parë nga afër zbatimin e masave të kufizimit të qarkullimit të njerëzve dhe mjeteve.

Ai informoi qytetarët se “...koha ndërmjet 05:00 dhe 13:00 është parashikuar vetëm për nevoja të domosdoshme jetike. Gjatë kësaj periudhe nuk do të lejohen dalje për shëtitje, xhiro, grumbullime e të tjera të dëmshme për këtë situatë..., tha ai.

Lleshaj vlerësoi se “për këtë po angazhohen masivisht qytetarët, që po zbatojnë me përgjegjshmëri masat e karantinës”.

“...Punonjësit e Policisë së Shtetit po punojnë me regjim 12 orë pune..”, tha Lleshaj.

Nga ana tjetër, “Forca të shumta ushtarake janë përfshirë në operacionin humanitar dhe krah për krah me Policinë e Shtetit, në mbrojtjen e popullit nga tradhtarët”, është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Ai u shpreh se “për përballimin e situatës nga COVID-19, ushtria po vepron në dy fronte”.

“Mirënjohje dhe respekt për Forcat tona të Armatosura”, ka thënë Rama.

Ndërsa, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka inspektuar në terren forcat e ushtrisë, ndërsa u informua edhe mbi planin e tyre të punës në ndihmë të qytetarëve përmes operacionit humanitar si dhe në patrullimet rutinë për respektimin e kufizimit të lëvizjeve.

***

-Pranë urgjencës spitalore vendosen çadra për testimin e pacientëve për COVID-19

Jashtë Urgjencës dhe Spitalit të Traumës në Tiranë, janë ngritur disa çadra të dhuruara para disa kohëve nga AFAD i Turqisë, ku do të bëhet kontrolli paraprak i çdo pacienti që futet brenda ambientit të spitalit për të parë nëse është i infektuar me COVID-19.

Aty kryhen teste paraprake në mënyrë që të shmanget dhe rreziku i përhapjes së COVID-19 te stafi mjekësor apo dhe te pacientët e tjerë.

Këtë e bën të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, në një komunikim për publikun pak ditë më parë.

“Kemi vendosur ngritjen e çadrave të triazhit mjekësor, përpara Urgjencës së QSUT dhe përpara Urgjencës së Spitalit të Traumës. Aktualisht po përfundon trajnimi i ekipeve që do të vendosen në shërbimet e triazhit në çadra”, bëri me dije Manastirliu.

Gjatë komunikimit me publikun Manastirliu bëri të ditur se do të rritet numri i respiratorëve.

“Po lidhim kontratën për blerjen e 54 respiratorëve dhe vijojmë procedurën për 100 respiratorë të tjerë, që do të mbërrijnë sipas një kalendari të mirëpërcaktuar”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri të ditur edhe shtimin e stokut të mjeteve të mbrojtjes personale.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama lajmëron se Shqipëria po merr nga Turqia mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor.

Në një status në Facebook, ai bën me dije se avioni ”Air Albania” me emrin ”Lasgushi” ndodhet në Stamboll ku po merr mjetet mbrojtëse.

Pak ditë më parë Rama kishte kontaktuar me Presidentin turk, Erdogan ku ky i fundit i kishte garantuar ndihma Shqipërisë në rast nevoje.

Ndërkaq, me propozimin e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave të Shqipërisë vendosi shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

***

-Shqipëria ndalon fluturimet me gjitha vendet, përveç «Air Albania» për dhe nga Stambolli 

Në kuadër të masave shtesë kundër përhapjes së koronavirusit Shqipëria ka vendosur të ndalojë fluturimet me disa vende.

Nga data 23 mars janë ndërprerë të gjitha fluturimet nga Tirana, masë kjo e marrë për luftuar përhapjen e COVID-19.

Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet një njoftimi nga Aeroporti “Nënë Tereza”, që sqaron se do të vijojnë vetëm fluturimet për dhe nga Stambolli, me kompaninë “Air Albania”.

Ndërkohë, bëhet me dije se Aeroporti do të mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave, etj.

Si vijon njoftimi i plotë i TIA:

"Nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet, përveç kompanisë «Air Albania» që vazhdon të fluturojë për dhe nga Stambolli.

Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19), sipas njoftimit të Autoritetit të Aviacionit Civil duke filluar nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranësderi në një njoftim të dytë. Vetëm «Air Albania» do të vazhdojë fluturimin për dhe nga Stambolli.

Aeroporti mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit të kësaj sfide të madhe për të gjithë ne”, ka deklaruar Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Dr. Constantin von Alvensleben.

***

-Shoqata humanitare turke "RIDA" në ndihmë të nevojtarë 

Shoqata humanitare turke "RIDA" në bashkëpunim më shoqatën humanitare, arsimore dhe kulturore "IHJA" në kuadër të situatës së vështirë të krijuar nga pandemia globale/koronavirusi ka zhvilluar organizimin e shpërndarjes së 60- të pakove ushqimore dhe vlera monetare për shtresat në nevojë në zonën e Shkodrës.
Përfaqësuesi i shoqatës turke "RIDA" për Shqipërinë, z. Jetmir Braqi ka qenë prezent në shpërndarjen e këtyre ndihmave si dhe përmes Radio "Zëri i Turqisë"-TRT ka falënderuar vëllezërit donatorë nga Turqia si dhe drejtuesit e shoqatës "RIDA", të cilët vazhdimisht përgjigjen për të ofruar ndihma familjeve në nevojë, sikurse ofrojnë ndihmën e tyre në organizimin e aktiviteteve arsimore në xhami në bashkëpunim me myftininë e qytetit përkatës, iftare gjatë muajit të Ramazanit, shpërndarje të pakove me mish kurbani e shumë ndihma të tjera humanitare dhe arsimore.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme