Markoviq: Përparimi i skenës mediatike, vlerë e përbashkët për zhvillim gjithëpërfshirës

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq takime me përfaqësuesit e mediave në vend në kuadër të iniciativës “Aleanca për Evropën”.

1371987
Markoviq: Përparimi i skenës mediatike, vlerë e përbashkët për zhvillim gjithëpërfshirës
sosyal medya.jpg
sosyal medya.jpg
Karadağ Savunma Bakanı_Predrag Boshkoviq-Millan Mindek.jpg
Karadağ_Ülgün_Ulqin_koronavirüs_tedbirler.jpg
koronavirüs.jpg
koronavirus aşı

Përparimi i skenës mediatike, vlerë e përbashkët për zhvillim gjithëpërfshirës

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq në kuadër të iniciativës “Aleanca për Evropën” bisedoi me përfaqësuesit e mediave. Siç është kumtuar nga Qeveria  kryeministri ka deklaruar se “Përparimi i mëtejmë i skenës mediatike është me rëndësi për sundimin e ligjit si vlerë kryesore për zhvillimin e mëtejmë gjithëpërfshirës të Malit të Zi”, ka theksuar Kryeministri Dushko Markoviq. Takimet e kryeministrit Makroviq me aktorët relevant shoqëror dhe politikë organizohen në kuadër të iniciativës “Aleanca për Evropën”, e inicuar me qëllim tejkalimin e përçarjeve dhe gjetjes së emëruesit të përbashkët në interes të qytetarëve dhe perspektivës së tyre evropiane. Më parë Markoviq ka biseduar me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare.

Mali i Zi dhe Sllovakia të kontribuojnë për stabilitetin ndërkombëtar 

Mali i Zi dhe Sllovakia si dy shtete aleate në NATO kanë përgjegjësi dhe detyrim që në vazhdimësi të kontribuojnë për stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes Predrag Boshkoviq. Siç është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes, Boshkoviq ka pritur të deleguarin e sapoemëruar në detyrë të mbrojtjes sllovake për Malin e Zi mbi bazat rezidenciale, Millan Mindek. Boshkoviq është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin mbrojtës ndërmjet Malit të Zi dhe Sllovakisë duke shtuar se është i hapur për intensifikimin e këtij bashkëpunimi me theks të veçantë në fushat me interes të përbashkët. “Mali i Zi dhe Sllovakia si dy shtete aleate të NATO-s kanë obligim dhe përgjegjësi që në vazhdimësi të kontribuojnë për stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar, duke paraqitur kështu shembull të kontribuuesve të suksesshëm për sigurinë kolektive, ka theksuar Boshkoviq. I deleguari Mindek ka theksuar se beson se Mali i Zi dhe Sllovakia do të vazhdojnë të kultivojnë marrëdhënie të mira, me theks në fushën e mbrojtjes. Ai ka shtuar se Ministria sllovake e Mbrojtjes do të vazhdojë të jetë partner i sinqertë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i Ushtrisë së Malit të Zi.

Ligji i Feve vërteton përgjegjësinë e shtetit ndaj objekteve fetare

Pakicat kurrë nuk do të përkrahin ligjin, i cili u propagandon konfiskimin e objekteve fetare, por as pushtetin që rrezikon liritë fetare të cilitdo religjion në Mal të Zi, ka deklaruar kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj. Ai ka thënë se nën parullën e rrejshme mbi, kinse, ruajtjen e objekteve të shenjta, nuk guxon të rrezikohet uniteti i arritur në Mal të Zi. Ngjarjet, dëshmitarë e të cilave jemi, e kanë të bëjnë me organizimin e protestave, por edhe reagimi i një pjesë të deputetëve natën kur është miratuar ligji, është kthim mbrapa, përsëritja e vitit 1997, kur në njërën anë kemi pasur përkrahësit antievropianë, kurse në anën tjetër forcat proevropiane, theksoi Gjeloshaj. 20 vjet më vonë në mbrojtje të politikave antievropiane në proteste i kemi gati të njëjtit ata të vitit 1997.

Koronavirusi dhe masat për parandalim, mblidhet Trupi koordinues i komunës së Ulqinit 

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq mbajti takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorinë për Situata të Jashtëzakonshme. Në takim u diskutua gjerësisht  për korona-virusin dhe masat që duhet ndërmarrë në parandalimin e tij. Pas një diskutimi të hapur dhe të gjithanshëm dhe analizës së situatës në teren të pranishmit miratuan konkluzionet, ku trupi për mbrojtje dhe shpëtim i komunës së Ulqinit në tërësi duhet të përcjell situatën dhe kumtesat e organeve relevante shtetërore dhe të ndërmarrë të gjitha masat e parapara me ligj, me qëllim të parandalimit të përhapjes së gripit. Po ashtu në takim u tha se të gjitha subjektet duhet të jenë të gatshme që të rrisin gatishmërinë, në përputhje me veprimtaritë e tyre. Administrata lokale duhet të shohë disponimin dhe të mundësojë kapacitetet akomoduese në rast të përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Pastaj institucionet shëndetësore në territorin e komunës së Ulqinit veçmas duhet të përcjellin situatën, të grumbullojnë të dhëna për rrezikun dhe zhvillimin e situatës epidemiologjike në Mal të Zi dhe në komunën e Ulqinit, të lajmërojnë banorët dhe organet shtetërore për secilin ndryshim dhe mundësinë e zhvillimit të situatës dhe të ndërmarrë të gjitha masat epidemiologjike dhe shëndetësore. Në takim u ra dakord që Qendra e Sigurisë në Ulqin në rast të përkeqësimit të situatës epidemiologjike duhet të sigurojë rendin publik dhe qetësinë në lokalitetet e prekura me virus, respektivisht hapësirave në përputhje me situatën. Policia Kufitare dhe Drejtoria e Doganave duhet të ndërmarrë të gjitha masat e parapara me ligj në zonën kufitare, me qëllim të pengimit të të gjitha ngjarjeve dhe aktiviteteve që do të kontribuonin përkeqësimin e situatës lidhur me koronavirusin.

Përgatiti për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi, Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme