Kryeministri Rama takon ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov në Moskë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), po realizon një vizitë në Rusi.

1366965
Kryeministri Rama takon ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov në Moskë

Agjencia e lajmeve Anadolli (AA) njofton se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), po realizon një vizitë në Rusi.

Rama gjatë qëndrimit në Moskë, është takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, dhe zyrtarë të tjerë rusë.

Kujtojmë se gjatë vitit 2020 Shqipëria mbanë kryesimin e radhës të OSBE-së, ndërsa në kuadër të kësaj kryesie, Kryeministri Rama paralajmëroi vizita në disa shtete.

Ndërkohë, disa javë më parë, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kryeministri Rama prezantoi prioritetet e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së, duke theksuar se përpjekjet për zgjidhjen e krizës në Ukrainë qëndrojnë në krye të agjendës së kryesimit të kësaj organizate. (AA)

 


Lajme të ngjashme