Komisioni për Politikën e Jashtme i Shqipërisë zhvilloi vizitë zyrtare në Malin e Zi

Me ftesë të Kryetarit të Komisionit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Disporën z. Andrija Nikoliq në Parlamentin e Malit të Zi, nën kryesimin e znj. Mimi Kodheli, një delegacion nga Komisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi  vizitë zyrtare në Podgoricë.

1366960
Komisioni për Politikën e Jashtme i Shqipërisë  zhvilloi  vizitë zyrtare në Malin e Zi
Mimi Kodheli
Ulqin BE
Albin kurti Karadag.jpeg
Karadagdaki anravutların hakları

Në Mal te Zi po ndërmerren një sere aktivitetesh për parandalimin e përhapjes se korona virusit. Shërbimet  shëndetësore  janë ne gjendje gatishmërie  dhe për faktin qe ne Itali dhe Kroaci janë shënuar raste të infektuarve me këtë virus.  Instituti I shëndetit publik  thotë se në Mal të Zi deri tani nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus  por 184 perona po mbahen në vëzhgim. Ministria e arsimit u ka dërguar shkresë institucioneve edukativo arsimore që në pajtim me informatat e institutit për shëndetin publikë, të mos organizojnë udhëtime në Itali derisa të mos normalizohet situata epidemiologjike e shkaktuar nga korona virusi . “I vlerësojmë si tejet të rëndësishme masat preventive dhe kujdesin e përgjegjshëm ndaj shëndetit të nxehtëve dhe të mësueseve kanë deklaruar nga kjo ministri. Nga ministria e arsimit kanë shtuar se në bashkëpunim me institucionet gjegjëse do të përcjellin informatat lidhur me korona virusin dhe njëkohësisht do të jenë në komunikim me shkollat. Ndërkohë merret vesh se po bëhen përgatitje për hapjen e tre karantinave ne disa qytete te Malit te Zi përfshire edhe Ulqinin. Paralajmërimet për hapjen e karantinës  në Ulqin kanë shkaktuar reagime te ashpra nga ana e qytetareve të kësaj zone por edhe te subjekteve politike . Ato një zëri kundërshtojnë hapjen e karantinës në Ulqin me arsyetimin se do te ketë pasoja negative për sezonin turistik dhe për plasimin e prodhimeve bujqësore të prodhuesve të kësaj zone. Kryetari I Forcës se Re Demokratike Nazif Cungu me në letër te hapur I është drejtuar Kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq ku kërkon që me autoritetin e tij të ndikoj që karantina mos të hapet në këtë qytet bregdetar. Objekti ku planifikohet të hapet karantina në Ulqin është ish kazermë ushtarake ne kohen e ish Armates jugosallave dhe ndodhet ne lokalitetin Zogaj në afërsi të kufirit  me Shqipërinë. 

Titull: Albin Kurti, takohet me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Malit të Zi, në Kosovës, Ferhat Dinosha.“Fqinjësia e mirë është prioritet i Qeverisë së re dhe se takimi me ambasadorin,  Dinosha është fillimi i këtij rrugëtimi. Si dy shtete duhet të bëjmë shkëmbimin e përvojave me qëllimin e krijimit të raporteve të sinqerta fqinjësore” kanë  kumtuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Sipas kësaj komunikatë, ambasadori i Malit të Zi, Ferhat Dinosha i ka shprehur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, urimet e shtetit të Malit të Zi, duke e përcjellë edhe urimin e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq dhe të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi.“Rruga në integrim evropian është rrugë e përbashkët. Sfidat me të cilat ballafaqohen të dy shtetet tona në shumicën e rasteve janë të ngjashme e jo rrallëherë janë edhe të njëjta, prandaj kemi shumë mësime që mund të nxjerrim prej njëra-tjetrës”, thuhet në komunikatë.

Titull: Delegacioni nga Komisioni për Politikën e Jashtme nën kryesimin e znj. Kodheli vizitë dyditore në Mal të Zi

Me ftesë të Kryetarit të Komisionit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Disporën z. Andrija Nikoliq në Parlamentin e Malit të Zi, nën kryesimin e znj. Mimi Kodheli, një delegacion nga Komisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi  vizitë zyrtare në Podgoricë.  Gjatë ditës së parë së vizitës delegacioni shqiptar u prit nga Kryetari i Parlamentit z. Ivan Brajoviq. Kryetari Brajoviq ndërsa theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve nënvizoi rëndësinë e rritjes së shkëmbimeve tregtare. Ai shprehu ngushëllimet e vendit të tij lidhur më tërmetin e 26 nëntorit të kaluar në Shqipëri e shprehu solidaritetin e popullit malazez me ngjarjen e ndodhur. Sa i përket integrimit në BE, zoti Brajoviq tha se përgjigjia negative e vitit të shkuar është një gabim katastrofik, por shtoi se pret zhvillime pozitive nga Presidenca kroate sa i përket çështjes së zgjerimit.  Delegacioni parlamentar nga Shqipëria zhvilloi takimin me komisionin homolog, pritës në këtë vizitë. Z. Nikoliq shprehu kënaqësinë e tij për pranimin e ftesës dhe mundësinë që edhe delegacioni shqiptar të ndiejë të njëjtën mikpritje që ju ofrua gjatë vizitës së shkuar në Kuvendin e Shqipërisë. Duke vijuar ai u shpreh se marrëdhëniet bilaterale i shërbejnë klimës së mirë të rajonit, por ndërkohë janë një shembull për të gjithë Ballkanin. Diskutimet u ndalën mbi ligjin për përdorimin e simboleve zyrtare miratuar në Malin e Zi, por edhe atë të minoriteteve, të votuar përpara dy vitesh në Kuvendin e Shqipërisë. Po ashtu parlamentarët patën mundësi të takojnë grupin e miqësisë Mal i Zi - Shqipëri udhëhequr nga z. Genci Nimanbegu, njëherazi Nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi. Theksi u vu mbi projektet e përbashkëta, sidomos atij në lumin e Bunës, që do ti vinte në ndihmë të gjithë rajonit.  Nga ana e saj znj. Kodheli falënderoi për mikpritjen palën malazeze, si dhe ndihmën e menjëhershme pas tërmetit. Ajo tha se ndërtimi i urave të bashkëpunimit i shërben vetëm të mirës së dy popujve tanë, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e faktorit shqiptar në Mal të Zi për të arritur rezultate edhe më të mira. Gjithashtu znj. Kodheli falënderoi për mbështetjen gjatë kërkesës për Presidencës së OSBE ashtu siç kërkoi votën për kandidaturën e Shqipërisë për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ditën e dytë të vizitës në Podgoricë delegacioni do të pritet në takim nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi.

Titull: Ambasadorja e Francës viziton Ulqinin

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë  pritën Ambasadoren e Francës në Podgoricë Kristin Tudik. Pasi, ishte vizita e parë zyrtare në Ulqin, Kryetari Nrekiq bëri një prezantim të shkurtër të qytetit, resurseve të tija dhe mundësitë e zhvillimit. Ambasadorja  nga ana e saj  theksoi  nevojën e prezantimit të resurseve të Ulqinit për kompanitë  e njohura franceze. Ajo  veçoi  ata që janë të  interesuar për ekoturizëm dhe që i duhet Ulqinit. Interesim tregoi  po ashtu për Kriporen  dhe masat që  janë ndërmarrë në ruajtjen e  saj. Ambasadorja Kristin Tudik  po ashtu u shpreh e gatshme që  të angazhohet që Ulqini  të binjakëzohet me ndonjë qytet të ngjashëm në Francë, ku do të shkëmbeheshin pervojat dhe idetë. Ky propozim u mirëprit dhe në të do të punohet. Ambasadorja në përcjellje të nënkryetares vizitoi më pas Kriporen e qytetit.

Titull: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi organizon trajnimin “PROMOVIMI DHE MBROJTJA E TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI”.

Trajnimi për ngritjen e kapaciteteve, në sferën e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, i përberë nga disa tema trajnimi dhe punëtori informative, ka për qëllim thellimin e mëtejshëm  të njohurive, aftësive dhe shkathtësive  të shqiptarëve në Mal të Zi, me synim të rritjes së ndikimit dhe efekasitetit në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, bazuar në zbatimin e standardeve ndërkombëtare, kuadrin kushtetues dhe ligjor si dhe planet strategjike në Mal të Zi. Në dhjetor të 2019-ës në Ulqin u zhvillua punëtoria e parë ku u trajtuan të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi në kontekst të standardeve ndërkombëtare. Në punëtorinë e dytë do të trajtohet promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në kuadër të ligjeve në fuqi në Mal të Zi. Në muajt në vijim do të mbahet edhe punëtoria e tretë me temë “Mekanizmat institucional qendror dhe lokal për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave”. Trajnimi u dedikohet të gjithë të interesuarve që kanë dëshirë të mësojnë rreth të drejtave të veta dhe mënyrës se si të mbrohen nga dhunimi i të drejtave të tyre të parapara me ligj. Ky trajnim ka për qëllim të vetëdijësoj edhe përfaqësuesit komunal, aktorët e zbatimit të ligjit, si dhe pjesëtarët e shoqërisë civile (OJQ-të), studentët që kanë interes të dinë më shumë rreth promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Trajnimet bazohen në ligjerata, diskutime grupore, ushtrime, raste për shqyrtim dhe praktikat më të mira.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti, Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme